Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tenton të përdhunojë komshien, i gris rrobat në rrugë

2016/01/27 at 12:30 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Tenton të përdhunojë komshien, i gris rrobat në rrugë

Një 33­-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi ka tentuar të përdhunojë fqinjën e tij 30 vjeçe.

Ngjarja ka ndodhur në Kamzë, në mes të ditës, dhe fatmirësisht është parë nga disa kalimtarë të rastit, që kanë mundur të njoftojnë në kohë në sallën operative, duke parandaluar ngjarjen.

Burimet thanë se autori i ngjarjes është shtetasi me iniciale E.K., i proceduar disa herë nga Policia dhe ish­i dënuar për vjedhje.

Ndërsa e dëmtuara, e cila është e martuar dhe ka një fëmijë të mitur, jeton me familjen shumë pranë banesës së autorit.

Rreth orës 12:30 të së dielës, 30­ vjeçarja po kthehej në shtëpi, kur në një rrugicë të ngushtë që ndodhet vetëm pak metra larg banesës së saj, ajo është ndeshur në rrugë me fqinjin.

Ajo e ka përshëndetur si zakonisht, duke qenë se njiheshin, por veprimet e tij nuk kanë qenë ato të zakonshmet.

Ndonëse 33­-vjeçari po shkëmbehej në rrugë me të dëmtuarën, në momentin që është ndeshur me të, është kthyer mbrapsht dhe ka nisur të ecë përkrah saj për disa metra.

Pak para se t’i afroheshin shtëpisë, ai ka nisur ta ngacmojë seksualisht dhe më pas ka tentuar t’i grisë rrobat.

Gruaja nisi të kërkojë ndihmë, ndërsa autori i ka mbyllur gojën me dorë, duke tentuar ta shtrijë përtokë.

Fatmirësisht në atë moment kanë qenë duke kaluar në rrugë disa dëshmitarë, të cilët kanë nxituar t’i telefonojnë Policisë në sallën operative.

Në një kohë shumë të shpejtë patrullat e Komisariatit nr.5 kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë të autorit E.K.

Ai është shoqëruar në Komisariatin e Kamzës ku është marrë në pyetje, ndërsa e dëmtuara ka bërë edhe kallëzim me shkrim për ngjarjen.

I dyshuari ka tentuar të justifikohet duke thënë se ishte nën efektin e alkoolit dhe kishte dalë jashtë kontrollit. Megjithatë, burime zyrtare të Policisë së Tiranës thanë se ai është arrestuar për ngacmim seksual dhe tentativë përdhunimi./ Panorama.al

Ju sugjerojmë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
-Kulturë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

13 Maj, 2025 11:45 pm
Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
-U tha në Opinion

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

13 Maj, 2025 11:41 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Politikë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

13 Maj, 2025 11:37 pm
Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
-U tha në Opinion

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

13 Maj, 2025 11:27 pm
Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!
-U tha në Opinion

Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!

13 Maj, 2025 11:16 pm
4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?
-U tha në Opinion

4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?

13 Maj, 2025 11:04 pm
Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi
Kryesore

Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi

13 Maj, 2025 10:53 pm
Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!
Politikë

Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!

13 Maj, 2025 10:38 pm
Berisha dhe  Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme
Politikë

Berisha dhe Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme

13 Maj, 2025 10:15 pm
Mungesa e bashkëpunimit mes mazhorancës dhe opozitës, Rama: Nëse nuk ka dyshe për tango, do luhet muzika e BE-së!
Politikë

Zgjedhjet në Shqipëri, liderët e Spanjës dhe Kroacisë urojnë kryeministrin Rama

13 Maj, 2025 9:59 pm
Para
Atentati i Fierit/ Shitja e informacioneve te vrasësit, SHISH u heq celularët agjentëve

Atentati i Fierit/ Shitja e informacioneve te vrasësit, SHISH u heq celularët agjentëve

Ngjarja te Blloku/ Dënohet kamarieri, goditi me thikë klientët, për shikimin e shtrembër

Ngjarja te Blloku/ Dënohet kamarieri, goditi me thikë klientët, për shikimin e shtrembër

Video/ Bukëpjekësi shqiptar vret ish-punonjësen serbe. Ja momenti kur qëllon veten me plumb në gjoks

Video/ Bukëpjekësi shqiptar vret ish-punonjësen serbe. Ja momenti kur qëllon veten me plumb në gjoks

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
13 Maj, 2025

Shqipëria është kualifikuar në natën finale të "Eurovision 2025". “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” u kualifikua mes 10 shteteve fituese...

Lexo më shumë

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
13 Maj, 2025

Në transmetim live të emisionit “Opinion”, moderatori Blendi Fevziu mori një mesazh në telefon nga një shqiptar, i cili jetonte...

Lexo më shumë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
13 Maj, 2025

Fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare, ka sjellë urime të shumta nga liderët evropianë për kryeministrin Rama. Përmes reagimeve...

Lexo më shumë

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
13 Maj, 2025

Vota e diasporës dhe rezultati i saj i deritanishëm, ka sjellë ‘revoltë’ nga ana e Partisë Demokratike. Demokrati Eno Bpzdo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com