Një 59-vjeçar nga Lushnja është arrestuar në Durrës, pasi tentoi të korruptojë efektivët e policisë Rrugore, duke ju ofruar 1.000 lekë, pasi u konstatua se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Izet Ymeri fillimisht nuk i është bindur policisë për të ndaluar mjetin dhe më pas ka tentuar të shmangë arrestimin dhe ka refuzuar të kryejë testin e alkoolit.
“Patrulla e Policisë Rrugore e DVP Durrës ka ndaluar në zonën e plepave, për verifikime, automjetin me drejtues shtetasin I. Y., 59 vjeç, banues në Lushnjë. Sapo i është kërkuar nga punonjësit e Policisë, që të bëjë testin e alkoolit, 59-vjeçari ka ofruar 1000 lekë. Punonjësit e Policisë kryen testin e alkoolit, i cili rezultoi 0.86 mg/l. Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi I. Y. u arrestua për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, si dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”