Gjatë mbrëmjes së djeshme në shtëpinë e modeles së famshme Miranda Kerr ka ndodhur një incident i tmerrshëm.
Një grabitës ka tentuar të hyjë në shtëpinë e Kerr në Malibu në mesnatën e të premtes, ku modelja jeton së bashku me djalin saj 5 vjeçar.
Grabitësi pasi ka kaluar rrethojat e shtëpisë së 32 vjeçares duke tentuar të futej brenda, por është ndaluar nga roja i sigurisë, i cili e ka qëlluar disa herë me thikë në sy, raporton TMZ.
Mësohet se në atë kohë Miranda së bashku me djalin e saj nuk ndodhej në shtëpi.