Policia në veri të Greqisë, ka arrestuar dy femra që dyshohet se po përpiqeshin të kalonin ilegalisht një grup refugjatësh sirianë në kufirin me Shqipërinë.
Dy të dyshuarat u zbuluan të martën në mëngjes, ndërsa po drejtonin dy makina në të cilat ndodheshin 18 sirianë, përfshirë 6 fëmijë, raporton panorama.
Rreth 60 mijë refugjatë dhe emigrantë të tjerë janë bllokuar në Greqi pasi disa nga vendet e Ballkanit mbyllën kufijtë.
Të gjithë ata kanë hyrë nga Turqia dhe qëllimi i tyre është të shkojnë në vendet e Evropës Perëndimore.
Shumë prej tyre paguajnë banda kriminale që t’i kalojnë tranzit përmes Maqedonisë apo Bullgarisë, ndërsa Shqipëria është një opsion jo shumë i zakonshëm.