Policia ka arrestuar një 36-vjeçar në Vlorë pasi ky i fundit ka tentuar të vrasë me thikë kunatin e tij.
Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta në lagjen “24 Maji”.
Në pranga ka rënë shtetasi F. K., 36 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ditën e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar ta vrasë, duke e goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin A. Sh., 65 vjeç, banues në Vlorë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme./Opinion.al