Një konflikt për çështje parash mund të ishte kthyer në vrasje. Por, Policia ka ndërhyrë në momentin e duhur duke vënë në pranga një të ri të armatosur me pistoletë.
Azumir Tuçi, 24 vjeç u arrestua pasi iu gjet një pistoletë tip “Zaztava”. 24vjeçari është konfliktuar me dy vëllezërit F.P., 30 vjeç dhe E,P., 27 vjeç.
Policia thotë se, paraprakisht dyshohet se arsyeja e konfliktit është një shumë monetare që dy vëllezërit i kishin borxh Tuçit.
Për parandalimin e konfliktit ka ndihmuar ndërhyrja e shpejtë e një punonjësi të Policisë Rrugore, i cili ndodhej pranë zonës ku ndodhi konflikti në rrugën “Siri Kodra”, në afërsi të “Punishtes së Pastrave”.
Më pas kanë ndërhyrë forcat e Posaçme “Shqiponja”, të cilët arrestuan 24vjeçarin e armatosur dhe shoqëruan dy vëllezërit e përfshirë në konflikt.