Është zbardhur dëshmia e 18-vjeçarit Armir Hasaj, i cili tentoi të vriste me armë një 16-vjeçar në Kamëz dy ditë më parë.
Sipas informacioneve, ai ka deklaruar në polici se ngjarja ka ndodhur pasi adoleshenti i kishte ngacmuar të dashurën.
Po ashtu mësohet se ai ka thënë se me 16-vjeçarin njiheshin prej kohësh dhe janë rritur në të njëjtën lagje.
Fillimisht, sipas tij, janë konfliktuar me njëri-tjetrin, pasi kishin lënë që të takoheshin për t’u sqaruar, por debati mes tyre ka degraduar dhe në gjaknxehtësi e sipër ka hapur bagazhin e makinës, ku mbante një armë kallashnikov dhe ka qëlluar vetëm një herë në drejtim të të miturit duke e plagosur.
Hetuesit po punojnë për të zbuluar se ku i riu ka arritur të siguroj armën e krimit, të cilën e mbante në makinë.
Autori u arrestua së bashku me një 19-vjeçar si bashkëpunëtor.