Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tentoi të vrasë Lul Berishën, si dështoi kosovari që u pagua 80 mijë euro për të kryer krimin

2018/07/20 at 3:39 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Gjykata rrëzon kërkesën e Lul Berishës për lirim të parakohshëm

Ekstradimi nga Kosova drejt vendit tonë i Ahmet Ajetit, 35 vjeçarit të lindur në Lipjan dhe të dënuar me 20 vjet pasi tentoi të vrasë në 2005 Lulzim Berishën sjell në vëmendje ngjarjen e ndodhur 13 vite më parë. Ky i fundit u pagua plot 80 mijë euro që të zhdukte Lul Berishën bashkë me një person tjetër, por një sherr banal dhe një vetëplagosje mbrëmjen e 30 gushtit 2005 bënë që atentati të dështonte.


Referuar dosjes rezulton se në datën 28. 08. 2005, të gjykuarit Endrit Dokle dhe Dritan Coli, për realizimin e qëllimit të tyre kriminal, për vrasjen e Lulëzim Berishës, pas konflikteve që kishin lindur, midis anëtarëve, dikur të së njëjtës bandë, kanë kontaktuar dhe më pas kanë lidhur marrëveshje, me dy shtetas kosovar, me Osman Korpuzi e Ahmet Ajeti. Rezulton se, këta persona, janë takuar në Tiranë dhe u janë treguar të dhëna për të gjykuarin Lulëzim Berisha dhe lëvizjet e tij dhe ata marrin përsipër që ta qëllojnë të gjykuarin Lulëzim Berisha, me armë zjarri, të llojit pistoletë.

Më pas të Korpuzi dhe Ajeti, të shoqëruar nga Sardian Sulejmani, janë dërguar në qytetin e Durrësit dhe janë sistemuar në hotelin e Asto Hanxhari. Rezulton se, pas sistemimit të tyre në këtë hotel, të gjykuarve Osman Korpuzi e Ahmet Ajeti, u janë dhënë dy armë zjarri, tip pistoleta, me silenciator, njëra tip “Zastava” dhe tjetra tip “Uzi”, amerikan. Provohet, gjithashtu se, të gjykuarve Osman Korpuzi e Ahmet Ajeti, u është dhënë edhe një fotografi e të pandehurit Lulëzim Berisha.

Në datën 30. 08. 2005, rreth mesditës, të gjykuarit Osman Korpuzi e Ahmet Ajeti, të armatosur, janë nisur në drejtim të lokalit, ku, qëndronte zakonisht i gjykuari Lulëzim Berisha, me qëllim vrasjen e tij. Së bashku me ta, ka qenë edhe Sardian Sulejmani, i cili kishte për detyrë, të kujdesej për ta, derisa, të realizonin vrasjen e Lulëzim Berishës.

Por, në afërsi të lokalit të shtetasit Lulëzim Berisha, në rrethana jo shumë të qarta, Ahmet Ajeti, ka mbetur i plagosur. Rezulton se ai, ka qenë paksa, më i veçuar nga dy të tjerët dhe se, në një bar-bufe, ka bërë një sherr banal, është grindur dhe në përpjekje për të nxjerrë armën, e ka shkrepur, pa dashje atë, duke plagosur veten. Ai ka qëlluar edhe një herë në ajër.

Në ndihmë të tij, kanë shkuar Osman Korpuzi e Sardjan Sulejmani, të cilët, i kanë marrë pistoletën. Në vijim Sardjan Sulejmani, i ka marrë Osman Korpuzit, dy armët e zjarrit, pistoleta dhe është larguar, ndërsa i gjykuarit Osman Korpuzi, ka njoftuar policët e qarkullimit rrugorë, që po kalonin, rastësisht, në rrugë, me qëllim që t’i vinin në ndihmë shokut të tij Ahmet Ajeti, që vazhdonte të ishte i plagosur në hyrjen e një pallati.

Ahmet Ajeti, është shoqëruar për në spitalin rajonal Durrës dhe nga pyetja e tij, si dhe e Osman Korpuzit, nga ana e policisë gjyqësore, e cila, filloi menjëherë veprimet hetimore për ngjarjen, prej këtyre shtetasve, nuk është treguar qëllimi i vërtetë i ardhjen së tyre nga Kosova, duke u justifikuar me arsyen e pushimeve, në plazhin e Durrësit. Ndaj këtyre shtetasve kosovar, është ushtruar kontroll fizik, nga ana e policisë gjyqësore, prej nga ka rezultuar se, në portofol, i është gjendur një fotografi e të gjykuarit Lulëzim Berisha e mbështjellë, e cila, së bashku me celularin, i janë sekuestruar.  / BW

Etiketa: ahmet ajetilul berisha


Ju sugjerojmë

Blerina Gjylameti, në krye të AKU
Aktualitet

Blerina Gjylameti, në krye të AKU

21 Janar, 2026 12:44 pm
“21 janari”, Mark Nika del nga SPAK: Prokurori më tha se…
Aktualitet

“21 janari”, Mark Nika del nga SPAK: Prokurori më tha se…

21 Janar, 2026 12:41 pm
Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri te Fresku dhe në Tufinë, 3 të arrestuar
Kronikë

Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri te Fresku dhe në Tufinë, 3 të arrestuar

21 Janar, 2026 11:45 am
Bordi i Paqes/ Trump fton edhe Osmanin, Rama e uron
Kryesore

Bordi i Paqes/ Trump fton edhe Osmanin, Rama e uron

21 Janar, 2026 11:08 am
15 vite nga 21 Janari, Rama për Berishën: Deshi të tregonte se të vret me të vërtetë
Aktualitet

15 vite nga 21 Janari, Rama për Berishën: Deshi të tregonte se të vret me të vërtetë

21 Janar, 2026 10:25 am
Përkeqësohet moti, zonat më problematike për qarkullimin e mjeteve
Aktualitet

Përkeqësohet moti, zonat më problematike për qarkullimin e mjeteve

21 Janar, 2026 9:36 am
Dëborë në Pukë e Fushë-Arrëz, Policia apel drejtuesve të mjeteve: Kujdes…
Aktualitet

Dëborë në Pukë e Fushë-Arrëz, Policia apel drejtuesve të mjeteve: Kujdes…

21 Janar, 2026 9:33 am
“21 janari”, Rama: 4 protestues nuk prehen dot në paqe, drejtësia i ngjan…
Aktualitet

“21 janari”, Rama: 4 protestues nuk prehen dot në paqe, drejtësia i ngjan…

21 Janar, 2026 8:55 am
Ulen temperaturat, reshje të dendura dëbore në Dibër
Aktualitet

Ulen temperaturat, reshje të dendura dëbore në Dibër

21 Janar, 2026 8:46 am
15 vite nga 21 Janari, 4 protestues u vranë para Kryeministrisë
Aktualitet

15 vite nga 21 Janari, 4 protestues u vranë para Kryeministrisë

21 Janar, 2026 8:37 am
Para
Pse duhet të provoni patjetër dietën me limon të ngrirë

Pse duhet të provoni patjetër dietën me limon të ngrirë

Video /Turistja e dehur shëtit e zhveshur në aeroport, ndalohet nga policia

Video /Turistja e dehur shëtit e zhveshur në aeroport, ndalohet nga policia

Selena Gomez kërkon vetëm diçka nga Justin për ditëlindje

Selena Gomez kërkon vetëm diçka nga Justin për ditëlindje
















TE FUNDIT

Italia do e refuzojë Bordit të Paqes për Gazën, pengesë edhe kushtetuta

Meloni fjalim për Krishtlindje: Ishte një vit i vështirë, viti tjetër do jetë më keq
21 Janar, 2026

Mburoja është neni 11 i Kushtetutës. Ai i lejon Italisë të jetë pjesë e organizmave ndërkombëtarë që merren me paqen,...

Lexo më shumë

Blerina Gjylameti, në krye të AKU

Blerina Gjylameti, në krye të AKU
21 Janar, 2026

Blerina Gjylameti është emëruar në krye të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU). Ish-deputetja e Partisë Socialiste zëvendëson në këtë post...

Lexo më shumë

“21 janari”, Mark Nika del nga SPAK: Prokurori më tha se…

“21 janari”, Mark Nika del nga SPAK: Prokurori më tha se…
21 Janar, 2026

Xhaxhai i Aleks Nikës, i cili u vra me 21 janar të 2011, Mark Nika ishte sot në SPAK ku...

Lexo më shumë

Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri te Fresku dhe në Tufinë, 3 të arrestuar

Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri te Fresku dhe në Tufinë, 3 të arrestuar
21 Janar, 2026

Policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona, Artur Brahimaj, Ilir Zyberi dhe Artur Rushiti, pjesë e një grupi kriminal që...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com