Është identifikuar shqiptari që grabiti një bankë në Athinë mëngjesin e sotëm. Bëhet fjalë për 38-vjeçarin nga Delvina, Elton Thoma Zoto.
Shqiptari, nën kërcënimin e një thike, mundi të merrte një shumë rreth 4 mijë euro nga kasat e bankës në Omonia, në rrugën Achilleos 19.
Por gjatë arratisjes një punonjës i bankës ka shtypur butonin e alarmit, duke vënë në lëvizje policinë.
Menjëherë kanë mbërritur makinat patrulluese të Veprimit të Menjëhershëm të cilat kanë lokalizuar autorin në kryqëzimin e rrugëve Lenorman dhe Palamide.
Referuar mediave greke, 38-vjeçari ka kërcënuar me thikë policët, ndaj njëri prej tyre e ka qëlluar me armën e shërbimit, duke e plagosur. I plagosuri është transportuar në spitalin Evangelismos, ndërkohë që për ngjarjen kanë nisur hetimet.
Hetimet paraprake po kryhen nga Drejtoria e Ndjekjes së Krimeve Kundër Jetës dhe Pronës për zbardhjen e kësaj ngjarjeje./Opinion.al