Një 43-vjeçar shqiptar, i cili ka tentuar të shuajë vetë zjarrin që ka rënë në banesën e tij, ka pësuar djegie trupore dhe si pasojë ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
Sipas mediave italiane, 43-vjeçari është shtruar në terapi intensive në spitalin Circolo di Varese.
Mbrëmjen e së shtunës, një shpërthim ndodhi brenda një shtëpie të pabanuar në Karbonat, e cila sapo ishte nxjerrë në ankand.
43-vjeçari, kur dëgjoi zhurmën që tronditi xhamat e lagjes u fut me shpejtësi në pallat nga frika se dikush ishte brenda por mbeti vetë brenda duke luftuar me flakët.
Zjarrfikësit e komandave provinciale të Como dhe Varese ishin në vendngjarje.