Një 48-vjeçar është proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi tentoi të korruptonte një efektiv policinë në Kakavijë.
Ai tentoi të hynte në Shqipëri pa pasaporte duke i ofruar 40 euro policit, por u ndalua menjëherë dhe paratë u konfiskuan.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. H., 48 vjeç, banues në Fier.
Në PKK Kakavijë, shtetasi A. H. ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë Kufitare, duke i ofruar 40 euro, që të hynte në territorin e Republikës së Shqipërisë, në kundërshtim me ligjin (pa pasaportë).
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”,”-njofton policia.