Policia Kufitare të PKK Kakavije, në bashkëpunim me autoritetet doganore, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, kanë konstatuar dhe goditur 1 rasti i mosdeklarimit të të hollave.
Sipas policisë, është kalua për kontroll në vijë të dytë, shtetasja K. Q., në çantën e së cilës u gjetën 11 150 euro që kjo shtetasje po tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, pa i deklaruar siç e përcakton ligji.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen K. Q., 39 vjeçe, banuese në Berat, si dhe u sekuestrua shuma e parave.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”./Opinion.al