Policia doganore e Malit të Zi ka ndaluar një 26-vjeçar nga Shkodra pasi gjeti të fshehura 18 kilogramë drogë në makinën e tij.
Shtetasi D.K, 26 vjeç nga Shkodra, i cili po drejtonte makinën e tipit Mercedes Benz, u ndalua në pikën kufitare Sukubinë – Muriqan pasi dyshohet se tentoi të kontrabandonte marijuanë nga Shqipëria në Mal të Zi.
Lënda narkotike ishte ndarë në 35 paketime dhe ishte fshehur në pjesë të ndryshme të makinës.
Zonat kufitare mes Malit të Zi dhe Shqipërisë si Lumi Buna, Liqeni i Shkodrës, zona e Malësisë dhe ajo e Vermoshit konsiderohen si territore më të përshtatshme për trafikimin e lëndëve narkotike nga Shqipëria në drejtim të Malit të Zi dhe Evropës. /Opinion.al