Një shtetas i paidentifikuar ka tentuar të grabisë një pikë valutore në Gjirokastër.
Sipas uniformave blu mësohet se personi i paidentifikuar ka tentuar të vjedhë pikën e këmbimit valutor duke përdorur një send në dukje armë zjarri.
Ndërkohë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët kanë administruar kamerat e subjektit.
“Rreth orës 11:45, në lagjen “18 Shtatori”, dyshohet se një shtetas i paidentifikuar, duke përdorur një send në dukje armë zjarri, ka tentuar të vjedhë në një pikë të këmbimit valutor. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët kanë administruar kamerat e subjekti, si dhe po kryejnë kontrolle në zonë, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit,” njofton policia.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit./Opinion.al