Arrestohet 27 vjeçari shqiptar, i arratisur nga Spitali Psikiatrik i Frozinones në Itali, ku ishte shtruar, pasi tentoi të digjte nënën me benzinë.
Mediat italiane raportojnë se ai u kap teksa ishte duke shëtitur i qetë në qendër të Formias. Shqiptari, G.E, u shoqërua fillimisht në polici e pastaj u dërgua prapë në spitalin nga ishte arratisur.
Shqiptari, ishte mbyllur në spitalin psikiatrik, pasi sipas tyre kishte probleme me shëndetin mendor.
Shqiptari rezultonte i arratistur që nga 15 maji, ditë që policia italiane e shpalli person në kërkim.