Një protestuese është ndjerë keq gjatë protestës në sheshin ‘Willson’.
Kanë qenë forcat policore së bashku me deputeten e PL-së, Erisa Xhixho ato të cilët i kanë ardhur në ndihmë qytetares që po protestonte.
Pasi është hapur qarkullimi, ajo ka tentuar të bllokojë rrugën dhe më pas është ndjerë keq.
Një nga efektivët e ka ndihmuar duke e larguar nga automjetet dhe e ka vendosur në një nga trotuaret pranë.
Më pas Xhixho së bashku me disa protestues i kanë ardhur në ndihmë zonjës, deri sa ajo është ndjerë mirë.