Momente tensioni në ndeshjen Skënderbeu-Partizani. Tifozët e Partizanit kanë thyer stolat dhe kanë hedhur flakadanë në fushë.
Pjesa e parë e ndeshjes, e cila po mbahet në stadiumin “Skënderbeu” në Korçë është me rezultatin 1-0 për Skënderbeun. Sipas të dhënave parapake, bëhet e ditur se një lojtar i Partizanit është rrezuar para portë kundërshtare. Stevan Raçiç u rrëzua në minutën ’87, ndërsa pretendoi penallti.
Kjo është dhe kryendeshja e javës së 17të. Skënderbeu dhe Partizani që mbajnë të dyja vendin e parë në tabelën e klasifikimit me nga 40 pikë, luajnë sot një ndeshje tejet vendimtare për të përcaktuar kampionen e dimrit në Kategorinë Superiore.