Seanca e sotme plenare u shoqërua me tension dhe kaos nga deputetët opozitarë.
Pas përfundimit të saj, në ambientet e Kuvendit kanë mbërritur specialistët e kriminalistikës.
Raportohet se ekspertët kanë nisur këqyrjen e vendngjarjes, duke parë ambientet e brendshme dhe të jashtme të Kuvendit.
Në sallën e Parlamentit, deputetët demokratë u përleshën me gardën, ndërsa hyrja e Kuvendit u përfshi nga flakët, pasi opozita u vuri zjarrin karrigeve të tyre në shenjë proteste.