Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tensionet në veri të Kosovës, Vuçiç: Nuk ka dhe nuk do të ketë dorëzim

2022/12/11 at 10:45 AM
në Kryesore, Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Tensionet në veri të Kosovës, Vuçiç: Nuk ka dhe nuk do të ketë dorëzim

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha se mesazhi i tij për serbët nga Kosova është se “nuk ka dorëzim dhe nuk do të ketë dorëzim”, duke shtuar se ata janë “detyruar t’i ngrinin barrikadat”.

Në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës janë ngritur barrikada të shtunën, pas arrestimit të ish-pjesëtari të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiç, për shkak të, siç është thënë, dëshmive se ai ka organizuar “sulmin terrorist në zyrat e KQZ-së në veri të vendit”, më 6 dhjetor.

Si shenjë pakënaqësie, serbët lokalë kanë ngritur barrikada dhe kanë bllokuar disa rrugë në veri, të cilat mbesin të bllokuara edhe të dielën.

“Mesazhi për të gjithë të tjerët është që të formohet Asociacioni  i komunave me shumicë serbe, të respektohen të drejtat dhe liritë e serbëve dhe të sillen në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara dhe të drejtën ndërkombëtare, sepse kjo është mënyra e vetme për të filluar normalizimin e marrëdhënieve”, shkroi ai në Instagram më 11 dhjetor.

Vuçiç shtoi se autoritetet në Serbi do të vazhdojnë “luftën për paqe me të gjitha mjetet ligjore”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se barrikadat e vendosura në veri të Kosovës duhet të hiqen menjëherë dhe se autoritetet e Kosovës janë në kontakt të vazhdueshëm me misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR.

Ai u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian ta dënojnë atë që ai e quajti “dhunë të organizuar” dhe vlerësoi se çfarëdo veprimi tjetër “do të inkurajojë Beogradin zyrtar për më shumë nxitje për destabilizim të Kosovës”.

Përfaqësues të komunitetit serb dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës në veri të vendit në fillim të muajit nëntor dhe që nga atëherë gjendja në veri ka qenë më e tensionuar.

Vuçiç ka paralajmëruar të shtunën se autoritetet serbe do të bëjnë kërkesë te misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, që në përputhje me Rezolutën 1244, të sigurojnë dislokimin e pjesëtarëve të ushtrisë dhe policisë serbe në territorin e Kosovës.

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica, Daçiç, tha të shtunën se përmes kësaj kërkese, Serbia dëshiron ta bëjë të ditur se komuniteti ndërkombëtar ka obligim t’i mbrojë të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ai gjithashtu shtoi se tashmë e di përgjigje ndaj kësaj kërkese, duke iu referuar përgjigjes së mëhershme të presidentit serb se ai ishte i bindur se përgjigja do të ishte negative.

Ndërkohë, zgjedhjet e planifikuara për më 18 dhjetor në veri të Kosovës janë shtyrë për në muajin prill të vitit të ardhshëm, pas dorëheqjes së kryetarëve të komunave në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok./REL

Ju sugjerojmë

Me dy çarje në zemër e një në stomak, mjekët e Durrësit shpëtojnë të miturin
Aktualitet

Me dy çarje në zemër e një në stomak, mjekët e Durrësit shpëtojnë të miturin

26 Nëntor, 2025 1:03 pm
Përfundon vettingu për kandidatët për BKH-në
Aktualitet

Përfundon vettingu për kandidatët për BKH-në

26 Nëntor, 2025 12:39 pm
Studimi/ Truri i njeriut nuk arrin pjekurinë deri në moshën 32-vjeçare
Life Style

Studimi/ Truri i njeriut nuk arrin pjekurinë deri në moshën 32-vjeçare

26 Nëntor, 2025 12:28 pm
Ish-shefi i Rrugores Roven Zeka shkon në SPAK
Aktualitet

Ish-shefi i Rrugores Roven Zeka shkon në SPAK

26 Nëntor, 2025 11:42 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Abuzoi seksualisht me një 18-vjeçare, pranga autorit në Shijak

26 Nëntor, 2025 10:31 am
GJKKO rrëzon kërkesën e gjyqtares Irena Gjoka
Aktualitet

GJKKO rrëzon kërkesën e gjyqtares Irena Gjoka

26 Nëntor, 2025 10:23 am
Plagosi me thikë 15-vjeçarin në Durrës, arrestohet i mituri
Kronikë

Plagosi me thikë 15-vjeçarin në Durrës, arrestohet i mituri

26 Nëntor, 2025 10:14 am
Rusia refuzon planin e ri me 19 pika, kërkon zbatimin e dokumentit fillestar me 28
Bota

Rusia refuzon planin e ri me 19 pika, kërkon zbatimin e dokumentit fillestar me 28

26 Nëntor, 2025 9:55 am
Ndërron jetë këngëtari i njohur Shpat Kasapi
Kryesore

Ndërron jetë këngëtari i njohur Shpat Kasapi

26 Nëntor, 2025 9:50 am
Rikthehen reshjet e shiut, përmbytje rrugësh në disa lagje në Lezhë
Aktualitet

Rikthehen reshjet e shiut, përmbytje rrugësh në disa lagje në Lezhë

26 Nëntor, 2025 8:34 am
Para
Fushë-Krujë/ U mblodhën për t’i festuar ditëlindjen, e qëllojnë me armë për 25-vjetor

Fushë-Krujë/ U mblodhën për t’i festuar ditëlindjen, e qëllojnë me armë për 25-vjetor

Shtohen tensionet në Veri të Kosovës/EULEX: Ndaj patrullës tonë u hodh bombë

Shtohen tensionet në Veri të Kosovës/EULEX: Ndaj patrullës tonë u hodh bombë

Tensionet në Veri/ Kurti: Kosova do të mbrohet me forcë dhe vendosmëri

Tensionet në Veri/ Kurti: Kosova do të mbrohet me forcë dhe vendosmëri

TE FUNDIT

Me dy çarje në zemër e një në stomak, mjekët e Durrësit shpëtojnë të miturin

Me dy çarje në zemër e një në stomak, mjekët e Durrësit shpëtojnë të miturin
26 Nëntor, 2025

Spitali i Durrësit ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në lagjen 14 të qytetit...

Lexo më shumë

Përfundon vettingu për kandidatët për BKH-në

Përfundon vettingu për kandidatët për BKH-në
26 Nëntor, 2025

Ka përfunduar vettingu dhe kontrolli i pastërtisë së figurës për kandidatët për Byronë Kombëtare të Hetimit, rezultatet i janë dërguar...

Lexo më shumë

Studimi/ Truri i njeriut nuk arrin pjekurinë deri në moshën 32-vjeçare

Studimi/ Truri i njeriut nuk arrin pjekurinë deri në moshën 32-vjeçare
26 Nëntor, 2025

Sipas një studimi gjithëpërfshirës të Kembrixhit që hartëzoi lidhjet nervore të 3.802 personave, truri i njeriut kalon përmes pesë “epokave”...

Lexo më shumë

Ish-shefi i Rrugores Roven Zeka shkon në SPAK

Ish-shefi i Rrugores Roven Zeka shkon në SPAK
26 Nëntor, 2025

Gjykata e Posaçme zhvillon sot shqyrtimin paraprak të dosjes ndaj Roven Zekës, ish-shefit të Rrugores Tiranë, të akuzuar për "korrupsion"....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com