Kryeministri i Holandës, Mark Rutte është pritur nga kryeministri Edi Rama pak minuta më parë.
Rutte ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit dhe pasi u takua me kryeministrin Rama ai dha një deklaratë edhe për mediat.
Kryeministri holandez u pyet lidhur me tensionin mes Kosovës dhe Serbisë.
Rute tha se do të përfitoi nga ky samit për të folur me të dy kryeministrat e dy shteteve.
“Ne kërkojmë shumë që të shtensionohet situata. Kam folur më parë me presidentin Vuçiç. Sot gjithashtu kam mundësinë që të flas me kryeministren e Serbisë dhe kryeministrin e Kosovës. Shpresoj që të gjithë të ndihmojmë për uljen e tensioneve”, tha kryeministri Rutte./Opinion.al