Taulant Balla, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste ka akuzuar sot opozitën se po përdor situatën në Kosovës për të sulmuar kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë.
Nga foltorja e Kuvendit, Balla theksoi se Shqipëria është gjithnjë pranë interesave të Kosovës, por shtoi ai, nuk duhet harruar roli dhe qëndrimet e NATO-s.
“Propozimi ishte të kërkoje debat për situatën në veri të Kosovës. Keqardhje që kemi në sallë ende politikanë që frymëzohen nga të tjerë syresh që sapo hynë dhe që një gjë të gjithë e dimë, as nuk duan t’ia dinë për Kosovën, Shqipërinë, por i duan për tu stërhumbur përsëri këtu mes nesh. Për debatin politik të ditës. Për ta përdorur Kosovën tonë të dashur mish për top, për të gjuajtur kryeministrin, Shqipërinë. Shqipëria nuk ka asnjë dyshim, të paktën sa kohë kemi qenë ne në qeverisje dhe sa kohë do jemi në qeverisje është gjithmonë pranë popullit të Kosovës, pranë interesave të Kosovës. Jemi vend anëtar i organizatës euroatlantike, falë asaj organizate që u bombardua për afro dy muaj Beogradi, Serbia dhe falë asaj organizate kemi sot Kosovën shtet të lirë sovran të pavarur. Shqipëria sot, doni apo jo anti amerikanët, duhet të jetë në një linjë me organizatën euroatlantike. Thua ky do marrë armët dhe do përballet atje. Kosova, populli i Kosovës ka nevojë për Shqipërinë dhe Shqipërinë këtu e ka, por lirinë të mos e harrojmë kurrë që e arritëm në aleancë me SHBA, Britaninë, BE dhe duhet ta vazhdojmë të konsolidojmë”,-tha Balla.