Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tensionet në Kuvend/Deputeti i PD: Kemi vendosur të bllokojmë çdo aktivitet parlamentar

2023/11/01 at 9:52 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Tensionet në Kuvend/Deputeti i PD: Kemi vendosur të bllokojmë çdo aktivitet parlamentar

Deputeti i PD Dashnor Sula, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte miratuar vetem me votat e mazhorances ngritja e Komisonit hetimor qe i hap rruge, nisjes se procedures se shkarkimit nga detyra te Zv/kryetarit te KLD, Kreshnik Spahiut.

Pas tensioneve të fundit të ndodhura në parlament ka ardhur edhe reagimi i deputetit demokrat Dashnor Sula.


Sula iu është drejtuar qytetarëve përmes një sqarimi në rrjetet sociale, ku thekson se në Kuvend ka nisur një realitet i ri.

Teksa thotë se demokratët kanë lënë si plan të tretë të ardhmen e tyre politike, ndërsa kanë nisur aksionin për t’u kujdesur për ata që i kanë votuar, deputeti nënvizon se grupi parlamentar i PD ka vendosur të bllokojë çdo aktivitet parlamentar që çon përpara qëllimet e mazhorancës.

Ai më tej thekson se nëse mazhoranca reflekton dhe plotëson kërkesat e opozitës në moment edhe aksioni opozitar i PD rikthehet në normalitet.

Postimi i plotë i Dashnor Sulës

Drejtuar qytetarëve të Shqipërisë.
📍 Të dashur demokratë, socialiste dhe ju qytetarë që nuk mbështesni asnjë nga këto parti. Siç jeni njohur tashmë, në Kuvend e në Parlament ka një realitet të ri. Normalisht disa e kanë përqafuar këtë qëndrim tonin e disa jo.
📍 Në këtë letër drejtuar të gjithë qytetarëve të vendit dua të sqaroj pse kemi arritur në këtë pikë dhe ku duam të dalim.
🔴Prej dy vitesh, për shkak të problemeve tona të brendshme grupi i deputetëve të opozitës u shpërbë në disa pjesë. Përplasjet tona me njëri-tjetrin merrnin vëmendjen në Parlament e Kuvend ndërkohë që ata që administronin taksat tona, të gjithë ne që jetojmë në Shqipëri vijonin të qetë pazaret në kurriz të të ardhmes së fëmijëve tanë.
🔴Më në fund, rreth 50 ligjvënës i thirrëm mendjes dhe reflektuam. E kemi lënë në planë të tretë e më poshtë të ardhmen tonë politike, dhe shyqyr Zotit jemi kthyer në udhën që të kujdesemi për ata që na kanë votuar dhe për ata që s’na kanë votuar por që nuk kanë shpresë as te qeveria.
📍Kemi vendosur që të bëjmë rolin tonë si ligj bërës, dhe si kontrollues të qeverisë.
🔴Në këtë kontekst kërkuam dhe kërkojmë 3 komisione hetimore.
1- Për ndërhyrjen në sistemin TIMS
2- Për Konçesionet në Shëndetësi

3- Për konfliktin e interesave.

● Komisioni i parë lidhet me një problematik shumë serioze që ka shqetësuar edhe ndërkombëtarët. Pas dosjes “Metamorfoza” ku sistemi i komunikimeve të “sigurta” zbuloi lidhjen e krimit me drejtuesit më të lartë të policisë. Por kjo konsiderohet maja e Iceberg-ut. Thuhet se edhe politikanë rezultojnë në to. Dhe ndërkohë që ekzistonte ky shqetësim është ndërhyrë në mënyrë ilegale së sistemin e Policisë së Shtetit TIMS që ka të dhënat e hyrjeve dhe daljeve nga Shqipëria.
🔴Njësoj siç bëmë me skandalin e Inceneratorëve, kështu duam të bëjmë edhe me këtë, të çojmë para, të kontribuojmë sadopak te drejtësia për të hetuar dhe zbuluar nëse ka shkelje ligjore. (Këtë na e jep ligji por e mohon në mënyrë arbitrare PS)
📍Kërkojmë të njëjtën gjë edhe për koncesionet në shëndetësi. Te gjithë vuajmë sa herë që ne apo një i afërmi ynë shkon në një spital. Problemet janë të shumta. E ne këtë duam të skanojmë. A ka shkelje në koncesionet e dhëna, si mund të përmirësohet shërbimi në spitale. Na e jep ligji këtë të drejtë e mohon pa pik kuptimi PS.
-Kërkojmë edhe hetim të dokumenteve për konflikt interesi për tenderat që janë dhënë. Mediat kanë raportuar për tendera që drejtorë të caktuar i japin kompanive të veta private. Ndërkohë që punimet as nuk bëhen fare dhe paratë tona që paguaj çdo muaj e më shumë nuk dihet ku shkojnë. Edhe këtë mundësi na e jep ligji por e mohon kjo mazhorancë në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Në shkelje të ligjeve e mbrojtën një kolegen e tyre deputetët e PS, por SPAK ia sekuestroi pronat në jug.
🔴Një tjetër kërkesë e jona është Reforma Zgjedhore.
Çdo organizatë ndërkombëtare, çdo seli diplomatike, mesazhin e parë që jep është që reformat zgjedhore të bëhen në konsensus të gjerë politikë. Por mazhoranca do ta zgjidh vet kundërshtarin politik dhe do të bëj ç’të dojë me një grupim të vogël kolegësh deputetë që duhet marrë me rezervë edhe përfaqësimi që kanë në elektorat. Ndërkohë mazhoranca refuzon vullnetin e grupit të opozitës me afro 50 deputetë.
🔴Këto janë të gjitha të drejta që një opozite ia garanton ligji por që kjo mazhorancë i dhunon me arrogancë. Sigurisht në një situatë anormale të provokuar nga mazhoranca nuk mund të ketë përgjigje normale.
📍Ndaj ne grupi parlamentar i opozitës kemi vendosur të bllokojmë çdo aktivitet parlamentar që çon përpara qëllimet e kësaj mazhorance për të bërë rrush e kumbulla paratë e qytetarëve shqiptarë.
🔴Nëse mazhoranca reflekton dhe kthehet në shinat e ligjshmërisë, dhe plotëson të gjitha kërkesat tona të ligjshme dhe morale atëherë në moment edhe aksioni ynë opozitar rikthehet në normalitet.
🔴Ne nuk po kërkojmë të vijmë në pushtet pa votë, por kërkojmë të ushtrojmë aktivitetin tonë për të cilin qytetarët na kanë votuar. Dhe për ti dalë në mbrojtje interesit të qytetarëve të vendit do të ndërmarrim çdo hap të nevojshëm./Opinion.al



Ju sugjerojmë

Fluks i lartë udhëtarësh në pikën kufitare të Morinit gjatë fundjavës
Aktualitet

Fluks i lartë udhëtarësh në pikën kufitare të Morinit gjatë fundjavës

31 Maj, 2025 9:39 am
Mbi 100 viktima nga përmbytjet në Nigeri, mijëra banesa nën ujë
Bota

Mbi 100 viktima nga përmbytjet në Nigeri, mijëra banesa nën ujë

31 Maj, 2025 9:35 am
Musk mban fjalimin e lamtumirës: Do të vazhdoj të jem mik dhe këshilltar i Trump
Bota

Musk mban fjalimin e lamtumirës: Do të vazhdoj të jem mik dhe këshilltar i Trump

31 Maj, 2025 9:30 am
Trump dyfishon tarifat për çelikun dhe aluminin në 50%
Bota

Trump dyfishon tarifat për çelikun dhe aluminin në 50%

31 Maj, 2025 9:27 am
I dënuar me 11 vjet burg për vrasje, arrestohet në Tiranë 43-vjeçari
Kronikë

I dënuar me 11 vjet burg për vrasje, arrestohet në Tiranë 43-vjeçari

31 Maj, 2025 9:23 am
Izraeli ultimatum Hamasit: Pranoni propozimin e SHBA ose do të shkatërroheni
Bota

Izraeli ultimatum Hamasit: Pranoni propozimin e SHBA ose do të shkatërroheni

31 Maj, 2025 9:16 am
Zëvendës kryeministri i Kosovës: Brukseli ka qenë i anshëm në dialogun Kosovë-Serbi
Rajoni

Zëvendës kryeministri i Kosovës: Brukseli ka qenë i anshëm në dialogun Kosovë-Serbi

31 Maj, 2025 8:57 am
Media britanike: Vizitoni Vlorën, qytetin idilik bregdetar në Rivierën Shqiptare
Aktualitet

Media britanike: Vizitoni Vlorën, qytetin idilik bregdetar në Rivierën Shqiptare

31 Maj, 2025 8:36 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Parashikimi i motit/ Diell dhe vranësira, temperaturat arrijnë deri në 30 gradë

31 Maj, 2025 8:21 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

31 Maj, 2025 8:11 am
Para
Qëllohet me plumb në kokë shqiptari në Greqi

Zbardhet vrasja e 43-vjeçares pas 9 vitesh! Shpallet i pafajshëm shqiptari, ja si u zbulua autori i vërtetë

Trafik droge në Norvegji dhe pastrim parash, SPAK mbyll hetimet për 3 shqiptarë

Trafik droge në Norvegji dhe pastrim parash, SPAK mbyll hetimet për 3 shqiptarë

Konferenca e Kryetarëve për Projektbuxhetin e vitit 2024, deputetët e PD s’lejojnë fillimin e mbledhjes

Konferenca e Kryetarëve për Projektbuxhetin e vitit 2024, deputetët e PD s'lejojnë fillimin e mbledhjes
















TE FUNDIT

Fluks i lartë udhëtarësh në pikën kufitare të Morinit gjatë fundjavës

Fluks i lartë udhëtarësh në pikën kufitare të Morinit gjatë fundjavës
31 Maj, 2025

Fundjava ka shënuar një fluks të lartë udhëtarësh në pikën kufitare të Morinit, si pasojë e rritjes së temperaturave dhe...

Lexo më shumë

Mbi 100 viktima nga përmbytjet në Nigeri, mijëra banesa nën ujë

Mbi 100 viktima nga përmbytjet në Nigeri, mijëra banesa nën ujë
31 Maj, 2025

Të paktën 111 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë rezultojnë ende të zhdukur pas përmbytjeve shkatërrimtare që kanë...

Lexo më shumë

Musk mban fjalimin e lamtumirës: Do të vazhdoj të jem mik dhe këshilltar i Trump

Musk mban fjalimin e lamtumirës: Do të vazhdoj të jem mik dhe këshilltar i Trump
31 Maj, 2025

Elon Musk është shfaqur në një konferencë me Presidentin Amerikan, Donald Trump, ku ka mbajtur edhe fjalimin e lamtumirës nga...

Lexo më shumë

Trump dyfishon tarifat për çelikun dhe aluminin në 50%

Trump dyfishon tarifat për çelikun dhe aluminin në 50%
31 Maj, 2025

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vendosin një tarifë prej 50% për çelikun e importuar, duke dyfishuar tarifat aktuale....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com