Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tensionet me Indinë/ Pakistani banorëve të Kashmirit: Siguroni ushqime për 2 muaj

2025/05/02 at 2:52 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Tensionet me Indinë/ Pakistani banorëve të Kashmirit: Siguroni ushqime për 2 muaj

Kashmiri, i administruar nga Pakistani, u bëri thirrje banorëve afër kufirit de facto me pjesën indiane të rajonit që të grumbullojnë ushqime, teksa tensionet mes dy rivalëve janë rritur pas një sulmi vdekjeprurës muajin e kaluar.

India fajëson Pakistanin për sulmin nga një sulmues i armatosur ndaj civilëve dhe turistëve në pjesën e Kashmirit, që administrohet nga India, më 22 prill, ku mbetën të vrarë 26 persona. Islamabadi mohon këto akuza.

Dy shtetet, që kanë armë bërthamore, kanë këmbyer zjarr për tetë net rresht përgjatë vijës së kontrollit, kufirit de facto, sipas ushtrisë indiane dhe dy fqinjët kanë ndërmarrë masa diplomatike ndaj njëri-tjetrit.

“Janë lëshuar instruksione për të grumbulluar furnizime ushqimore për dy muaj në 13 zona përgjatë vijës së kontrollit”, tha kryeministri i pjesës së Kashmirit që administrohet nga Pakistani, Chaudhry Anwar ul Haq, më 2 maj.

Qeveria rajonale po ashtu ka krijuar një fond të emergjencës prej 3.5 milionë dollarësh për të siguruar furnizim “me ushqime, ilaçe dhe gjëra të tjera elementare” për 13 zonat, tha ai.

Sulmi në Kashmirin indian dhe tensionet që pasuan, përfshirë shpërthime dhe mbyllje të kalimeve kufitare, kanë rritur frikën për një përshkallëzim më të madh mes Pakistanit dhe Indisë. Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, të martën i dha “liri të plotë operacionale” ushtrisë sa i përket përgjigjes ndaj sulmit.

Pakistani ka mohuar çdo përfshirje dhe ka thënë se ka “të dhëna të besueshme” se India po përgatitet për një sulm ushtarak, duke u zotuar se do të kundërpërgjigjet. India dhe Pakistani, që pretendojnë se Kashmiri u takon në tërësi, kanë luftuar për këtë territor në Himalaje që nga përfundimi i sundimit britanik më 1947.

REL

Ju sugjerojmë

Reshjet e dendura të shiut në Bulqizë, përmbyten disa rrugë
Aktualitet

Reshjet e dendura të shiut në Bulqizë, përmbyten disa rrugë

10 Nëntor, 2025 9:41 am
Zgjedhjet, PS fiton të 5-ta bashkitë
Kryesore

Zgjedhjet, PS fiton të 5-ta bashkitë

10 Nëntor, 2025 8:16 am
“Safet Bajri ka kërkuar të dëgjohet në Grupin e PS”, Bardhi: Rektori i Universitetit Bujqësor kërkoi strehim te ju 
Kryesore

“Asnjë deputet në komisionet parlamentare”, mesazhi i Bardhit për deputetët e PD-së

9 Nëntor, 2025 9:35 pm
Dalin rezultatet e para të Exit poll-eve në Kosovë, Përparim Rama merr Prishtinën
Kryesore

Dalin rezultatet e para të Exit poll-eve në Kosovë, Përparim Rama merr Prishtinën

9 Nëntor, 2025 9:19 pm
Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrje e ulët
Aktualitet

Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrje e ulët

9 Nëntor, 2025 6:20 pm
Arrihet marrëveshja PS-PD për Reformën Zgjedhore, 2/3 e listës pa herës! 1/3 të emrave i cakton kryetari i partisë 
Aktualitet

Zgjedhjet e pjesshme/14.46% e qytetarëve pjesëmarrës në votim deri në orën 12:00

9 Nëntor, 2025 1:09 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 9 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

9 Nëntor, 2025 12:34 pm
Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara
Bota

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara

8 Nëntor, 2025 10:22 pm
Publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përfitoi nga…
Kryesore

Zgjedhje në 5 bashki, shpërndahet baza materiale nëpër KZAZ

8 Nëntor, 2025 9:19 pm
Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës
Kryesore

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

8 Nëntor, 2025 6:00 pm
Para
Kryeministri Rama pret në një takim Mbretin e Jordanisë

Kryeministri Rama pret në një takim Mbretin e Jordanisë

Banorët e Hotolishtit në protestë: Shteti ka vënë asfaltin para jetës së njerëzve

Banorët e Hotolishtit në protestë: Shteti ka vënë asfaltin para jetës së njerëzve

Tiranë/ Zjarr në një apartament në rrugën “Tish Daija”, raportohen dëme materiale

Tiranë/ Zjarr në një apartament në rrugën “Tish Daija”, raportohen dëme materiale

TE FUNDIT

Reshjet e dendura të shiut në Bulqizë, përmbyten disa rrugë

Reshjet e dendura të shiut në Bulqizë, përmbyten disa rrugë
10 Nëntor, 2025

Reshjet e dendura të ditës së djeshme dhe të natës së kaluar kanë shkaktuar probleme në disa akse rrugore të...

Lexo më shumë

Zgjedhjet, PS fiton të 5-ta bashkitë

Zgjedhjet, PS fiton të 5-ta bashkitë
10 Nëntor, 2025

Partia Socialiste është shpallur fituese në të pesta bashkitë ku të dielën u zhvilluan zgjedhjet të pjesshme lokale. Me një...

Lexo më shumë

“Asnjë deputet në komisionet parlamentare”, mesazhi i Bardhit për deputetët e PD-së

“Safet Bajri ka kërkuar të dëgjohet në Grupin e PS”, Bardhi: Rektori i Universitetit Bujqësor kërkoi strehim te ju 
9 Nëntor, 2025

Partia Demokratike ka vendosur të bojkotojë ditën e hënë çdo komision parlamentar, ndërsa është njoftuar mbledhje e grupit në orën...

Lexo më shumë

Dalin rezultatet e para të Exit poll-eve në Kosovë, Përparim Rama merr Prishtinën

Dalin rezultatet e para të Exit poll-eve në Kosovë, Përparim Rama merr Prishtinën
9 Nëntor, 2025

Kanë dalë tashmë rezultatet e para të votimit për zgjedhjet lokale në Kosovë, në raundin e dytë të  tzre. Sipaas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com