Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tensione të larta SHBA-Kinë për kontrollin e porteve greke

2025/12/02 at 4:21 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Tensione të larta SHBA-Kinë për kontrollin e porteve greke

Portet greke janë një nga zonat më pak të njohura, por më të nxehta të përplasjes strategjike të vazhdueshme, midis SHBA-së dhe Kinës. Më 27 nëntor, Parlamenti i Athinës autorizoi zgjerimin e porteve dhe kantiereve detare në Eleusis, një qytet industrial 20 kilometra në lindje të Athinës, të cilat u blenë nga kompania amerikane Onex në vitin 2023. Grupi amerikan ka marrë në përdorim edhe 40 hektarë shtesë, gjë që do t’i lejojë të zgjerojë aktivitetet, përtej ndërtimit të anijeve, për të përfshirë sektorët tregtarë, logjistikë, energjitikë, portualë dhe ushtarakë. Vendndodhja e Eleusis, afër një aeroporti ushtarak dhe një qendre kryesore hekurudhore, e bën atë një vendndodhje ideale në shumë aspekte.

Por rëndësia e vërtetë e qytetit qëndron diku tjetër: afërsia e tij me portin e Pireut, 67% në pronësi të kompanisë shtetërore kineze Cosco dhe e përshkruar nga udhëheqësi i Pekinit Xi Jinping si “koka e Dragoit”. Me fjalë të tjera, zhvillimi i portit dhe ndërtimit të anijeve të Eleusis mund të jetë një urë lidhëse vendimtare për Shtetet e Bashkuara për t’iu kundërvënë drejtpërdrejt ndikimit kinez në Mesdhe, një komponent thelbësor strategjik i Rrugës së Re të Mëndafshit.

Cosco mori menaxhimin e Pireut në vitin 2016, me një koncesion të vlefshëm deri në vitin 2052, dhe që atëherë ka rritur vazhdimisht kapacitetin e tij, duke e bërë atë, në vitin 2023, portin e katërt më të madh të kontejnerëve në Evropë.

E porsa mbërritur së fundmi në Athinë, ambasadorja e re SHBA-së në Greqi, ish-partnerja e Donald Trump Jr. dhe ish prezantuesja e Fox News, Kimberly Guilfoyle, menjëherë ngriti tensionet, duke e quajtur “të dënueshëm”, faktin që një strukturë kaq kyçe si Pireu është në duart e Kinës, konkurrentja kryesore e SHBA-së.

Kundërpërgjigja ishte e shpejtë. Ambasada Kineze në Athinë i quajti deklaratat e Guilfoyle “ndërhyrje serioze në punët e brendshme greke”, duke e akuzuar atë se “kërkon të minojë stabilitetin”, dhe se “Pireu nuk duhet të jetë viktimë e një konflikti gjeopolitik”.

Kryeministri konservator grek Kyriakos Mitsotakis është në telashe serioze. Ai pohon se “marrëveshjet e lidhura nga qeveritë e kaluara duhet të respektohen”, por nga ana tjetër, ai po përpiqet të qetësojë administratën Trump, duke premtuar se “do të ketë mënyra të tjera për të bashkëpunuar me amerikanët”.

Sipas mediave greke, Uashingtoni është gjithashtu i interesuar që grupet amerikane të blejnë porte të tjera greke, të tilla si Volos, në Greqinë qendrore, dhe veçanërisht Aleksandropoli, pranë Detit të Zi, ku tashmë ka një bazë amerikane dhe një terminal LNG për marrjen e gazit të lëngshëm.

Hendeku aktual i kapacitetit midis Eleusis dhe Pireut është i madh, me të parin që kap një xhiro prej vetëm 5 milionë eurosh në vit, ndërsa porti i Pireut arrin në rreth 235 milionë euro në vit. Megjithatë, planet e rritjes së Onex janë shumë ambicioze. Sipas ekspertëve, Eleusis do të përdoret kryesisht për ngarkesa teknologjikisht të ndjeshme dhe ushtarake, për të shmangur rrezikun e spiunazhit kinez./ Corriere della Sera

Ju sugjerojmë

Zbulohen lidhjet e Jeffrey Epstein me ambasadorin britanik në SHBA
Bota

Zbulohen lidhjet e Jeffrey Epstein me ambasadorin britanik në SHBA

30 Janar, 2026 10:24 pm
Spanja legalizon qëndrimin e emigrantëve
Bota

Spanja legalizon qëndrimin e emigrantëve

30 Janar, 2026 9:19 pm
Zyrtari iranian: Teherani është gati për bisedime me SHBA, por me kushte
Bota

Zyrtari iranian: Teherani është gati për bisedime me SHBA, por me kushte

30 Janar, 2026 8:12 pm
Dosja “Epstein”, sëmundja e Bill Gates pas marrëdhënieve intime me vajza ruse
Bota

Dosja “Epstein”, sëmundja e Bill Gates pas marrëdhënieve intime me vajza ruse

30 Janar, 2026 7:08 pm
Tuneli i Llogorasë, Bardhi publikon mesazhet e Ballukut dhe Evis Berberit
Politikë

SPAK i tha “Jo” komisionit “Xhafaj”/Bardhi: Intimidimet nuk e shpëtojnë dot qeverinë

30 Janar, 2026 7:02 pm
SPAK i mbyll derën “Xhafajt”, e cilëson cenim të pavarësisë
Aktualitet

SPAK i mbyll derën “Xhafajt”, e cilëson cenim të pavarësisë

30 Janar, 2026 6:26 pm
Starmer pas paralajmërimit të Trump:Britania dhe SHBA mbeten aleate shumë të ngushta
Bota

Starmer pas paralajmërimit të Trump:Britania dhe SHBA mbeten aleate shumë të ngushta

30 Janar, 2026 6:08 pm
Lufta në Gaza, Izraeli: Mbi 71 mijë palestinezë të vrarë
Bota

Lufta në Gaza, Izraeli: Mbi 71 mijë palestinezë të vrarë

30 Janar, 2026 4:46 pm
Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Turqi vëllai i Visit të Pojës
Kronikë

Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Turqi vëllai i Visit të Pojës

30 Janar, 2026 3:27 pm
Komisioni për Reformën Territoriale, Berisha: S’ka bashkëpunim me PS
Politikë

Komisioni për Reformën Territoriale, Berisha: S’ka bashkëpunim me PS

30 Janar, 2026 3:21 pm
Para
Çështja e Ballukut, Shehaj: Rama po i bën presion çdo ditë drejtësisë

Çështja e Ballukut, Shehaj: Rama po i bën presion çdo ditë drejtësisë

Arrestimi i Mogherini, Zhupa: Këta vijnë në Shqipëri dhe masterizohen për korrupsion

Arrestimi i Mogherini, Zhupa: Këta vijnë në Shqipëri dhe masterizohen për korrupsion

Rusia dhe Hungaria pas arrestimit të Mogherinit: Mbyll sytë para korrupsionit

Rusia dhe Hungaria pas arrestimit të Mogherinit: Mbyll sytë para korrupsionit

TE FUNDIT

Zbulohen lidhjet e Jeffrey Epstein me ambasadorin britanik në SHBA

Zbulohen lidhjet e Jeffrey Epstein me ambasadorin britanik në SHBA
30 Janar, 2026

Sipas dosjeve të reja që u publikuan nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së, Jeffrey Epstein ka dërguar transferime bankare që...

Lexo më shumë

Spanja legalizon qëndrimin e emigrantëve

Spanja legalizon qëndrimin e emigrantëve
30 Janar, 2026

Qeveria spanjolle ka hedhur një hap të rrallë me nisjen e një procedurë të jashtëzakonshme që u mundëson shumë emigrantëve,...

Lexo më shumë

Zyrtari iranian: Teherani është gati për bisedime me SHBA, por me kushte

Zyrtari iranian: Teherani është gati për bisedime me SHBA, por me kushte
30 Janar, 2026

“Irani është gati të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara, por ato duhet të jenë të drejta dhe të mos përfshijnë aftësitë...

Lexo më shumë

Dosja “Epstein”, sëmundja e Bill Gates pas marrëdhënieve intime me vajza ruse

Dosja “Epstein”, sëmundja e Bill Gates pas marrëdhënieve intime me vajza ruse
30 Janar, 2026

Departamenti i Drejtësisë ka njoftuar publikimin e dosjeve të reja mbi Jeffrey Epstein. Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Todd Blanche tha se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com