Vijojnë sërish tensionet te Kryesia e Kuvendit.
Deputetët e opozitës kanë bllokuar derën e sallës ku po mbahet mbledhja.
Ata kanë vendosur karrige tek dera dhe janë ulur aty, duke mos lejuar që të futen anëtarët.
Sikurse kanë paralajmëruar edhe më herët, opozita është e vendosur për bllokimin e çdo aktiviteti parlamentar.