Duket se pika më e nxehtë e kësaj proteste është ish-sheshi “Shqiponja”. Prej disa minutash ka një tension të protestuesve të cilët kërkojnë që policia të spostohet prapa pasi këta të fundit avancuan para.
Protestuesit po shkelmojnë unifromat blu pasi duan që të çajnë kordonin.
Është Flamur Noka ai, i cili u kërkon që të tërhiqen në mënyrë që situata të mos agravojë. Pranë zotit Noka shihet edhe Sekretari i Përgjithshëm i PL-së Tedi Blushi.
Nga pamjet shihet edhe momenti kur protestuesit përplasen mepolicinë, duke tentuar që të heqin edhe skafandrat e policisë.