Protesta para Bashkisë Tiranë është shoqëruar me tensione. Ashtu si edhe në tubimet e kaluara, protestuesit kanë hedhur bomba molotov e tymuese në drejtim të godinës.
Opozita dhe Aleanca për Mbrojtjes janë në protestë për dosjen 5D, ku zyrtarë dhe ish-drejtorë të Bashkisë u arrestuan me urdhër të SPAK.
Ndërkohë forcat e policisë kanë rrethuar godinën e institucionit shtetëror.