Teksa pritet të nisë seanca plenare e planifikuar për në orën 17:00, tensione ka patur në hyrje të godinës së Kuvendit.
Deputetët demokratë të përjashtuar nga seancat kanë tentuar të hyjnë brenda, ndërsa janë ndaluar nga Garda.
8 deputetët e përjashtuar janë Luçiano Boçi, Ina Zhupa, Albana Vokshi, Luan Baçi, Tritan Shehu, Ervin Salianji, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati.
Ndërkaq, kreu i PD, Sali Berisha është futur në ambientet e Kuvendit.