Duket se është kthyer në një kaos seanca plenare e ditës së sotme. Teksa po vijonte seanca dhe po betohej deputeti i ri i grupit parlamentar socialist, Arkend Balla, pas dorëheqjes së Rahman Rajës, deputetët demokratë kanë bllokuar foltoren e Kuvendit.
Teksa deputetët si Korreshi, Noka, etj bllokuan foltoren u ngrit garda.
Seanca plenare e kësaj të enjteje ka nisur me debate mes opozitës e mazhorancës sa i takon dorëheqjes së Rrahman Rrajës dhe çështjes së Arben Ahmetajt.
Opozita kërkoi praninë e kryeministrit Rama në Kuvend.