Tensione po regjistrohen në hyrje të Kuvendit të Shqipërisë, Garda e Republikës është vendosur “gardh” tek dera e Parlamentit dhe nuk lejon deputetët e opozitës të futen në sallën e seancës.
Deputetët e opozitës po shtyhen me punonjësit e Gardës dhe kërkojnë që të lejohen të bëhen psesë e seancës plenare.
“Hapni derën, lejoni të futen brenda ata që nuk janë të përjashtuar”, thonë deputetët.