Tensionohet situata përpara parlamentit. Aty ku opozita po proteston kundër zgjedhjes së një prokurori nga mazhoranca. Situata plenare është ndërprerë pas dy konfrontimeve të njëpasnjëshme. Aktualisht protestuesit hedhin tymuese dhe fishekzjarre në dyert e parlamentit. Një vajzë ka mbetur e lënduar nga shtyrja mes protestuesve dhe policisë.