Nuk ka kaluar pa incidente prania e Ben Blushit në takimin e socialistëve në Elbasan. Ndërkohë që ka qenë duke hyrë në salle, një grup nga pjesëmarrësit në mbledhje i janë sulur duke i folur me zë të lartë dhe duke i kujtuar librin e tij të fundit dhe personazhet.
Me pretendimin se personazhi kryesor i librit të Blushit është kryebashkiaku aktual i Elbasanit, familjare të tij gati e kanë sulmuar deputetin socialist, i cili sot ndodhej në Elbasan.
Në takimin e paralajmëruar të socialistëve para kongresit, merr pjesë dhe kryeministri Rama. Gjatë mbledhjes nuk është lejuar prania e gazetarëve.
Incidentet para nisjes së mbledhjes nuk e kanë penguar vijueshmërine normale të takimit.