Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar paraditen e kësaj të mërkure në Shkodër në qendër të qytetit. Sipas informacioneve paraprake bëhet e ditur se një qytetar rreth 60-vjeç është revoltuar se nuk i shërbyen tek Sigurimet Shoqërore dhe në acarim e sipër ka qëlluar në ajër. Menjëherë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ende nuk dihet nëse ëhstë identifikuar autori i saj.