Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tenderi i ushqimeve për rezervën e Shtetit, PD: Akti korruptiv i Qeverisë

2020/03/31 at 5:33 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Reforma Zgjedhore/ Bylykbashi: Kemi gati propozime konkrete

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj është shprehur se tenderi i ushqimeve për rezervën e Shtetit është fituar pa garë nga një një firmë kompjuterash.

Sipas tij, kjo është një aferë e pastër korruptive nga ana e Qeverisë “Rama”. Alibeaj thotë se kompania nuk ka eksperincë në tregtinë ushqimore, ndërsa ndërroi objektin e aktivitetit 6 ditë para shpalljes fituese nga Ministria e Mbrojtjes.

Ish-deputeti thekson se tenderi pa garë 1.5 milionë euro është akt që provon se Qeveria vjedh edhe në kohë pandemie.

DEKLARATË PARTIA DEMOKRATIKE, ENKELEJD ALIBEAJ

Alo Enkelejdi jam! Edi? Olta? Nuk ju vjen zëri, nuk degjoheni!

Normal, jeni shumë të zënë duke vjedhur.

Të dashur shqiptarë, tani do t’ju vertetojme se si tenderi për blerjen e ushqimeve për familjet në nevojë u vonua, sepse Edi Ramës dhe Olta Xhaçkës u mori pak kohë skema e vjedhjes.

Ata gjithmonë e gjejnë kohen! Kur bëhet fjalë për abuzime, marrin kohën që u nevojitet, se nuk u duhët shumë, nëse ti, i dashur qytetar, ke ngelur pa pune apo nuk ke për të marrë rrogën këtë muaj. Mjafton që Edi & Olta të vjedhin bukën tënde.

E vërteta është që kompania që Edi Rama dhe Olta Xhaçka kanë parapërzgjedhur t’i japin plot 1.5 milion euro, nuk ka asnjë eksperiencë në tregtimin e produkteve ushqimore.

E vërteta është që kompania “Eurovia” që Alo Edi dhe Olta Xhaçka ka parapërzgjedhur për t’i dhënë tenderin është e specializuar për pajisje kompjuterike dhe ndërtim, jo për tregtimin e produkteve ushqimore.

E vërteta është që kompania “Eurovia”, është rregjistruar në Shqipëri rreth një vit më parë, në Shkurt 2019. Aktiviteti i saj kryesor lidhet me pajisje elektronike, ndërtim dhe sisteme kompjuterike.

Ajo ka si administrator shtetasin Emir Shefitin, një pronar kompanie bastesh sportive të regjistruar në Tetovë, të quajtur “Sports and More”, e cila merret me lojra kompjuterike dhe programime teknologjike.

E vërteta është që në datë 19 Mars 2020, pra vetëm 6 ditë para se të shpallej fituese e tenderit për ushqime nga Ministria e Mbrojtjes, kompania “Eurovia” shpk, dega Shqipëri, ka modifikuar objektin e aktivitetit të saj, duke shtuar edhe tregtimin në produktet ushqimore.

Vetëm 6 ditë pas këtij modifikimi, pa asnjë eksperiencë në këtë fushë, ajo shpallet fituese e tenderit 1.5 milionë euro të zhvilluar nga Ministria e Mbrojtjes për paketat ushqimore.

Deri përpara se të mbyllte pazarin me Edi Ramën dhe Olta Xhackën, objekti i kompanisë ishte “Import dhe eksport, instalim, mirëmbajtje, tregti me pakicë dhe shumicë të pajisjeve kompjuterike, kancelarike, telefonike, elektronike, mekanike, të telekomunikacionit, elektrike, hidraulike, impjanteve e pajisjeve termosanitare…etj.”

Më datë 19 Mars 2020, gjashtë ditë përpara se Ministria e Mbrojtjes ta shpallte fituese për blerjen e pakove ushqimore, kompania “Eurovia” shpk shtoi në objektin e aktivitetit të saj edhe “Import eksport te mallrave industriale e ushqimore, prodhime bujqesore e blegtorale, prodhim e shitje pije alkoolike, tregtimin e tyre me shumice e pakicë”.

Menjëherë pas këtij ndryshimi, Ministria e Mbrojtjes e identifikon dhe i dërgon Ftesë për Ofertë, në një procedurë pa garë dhe me negocim pa shpallje publike.

Kjo është një aferë e pastër korruptive.

Ky është akti që provon edhe njëherë që Qeveria vjedh edhe në kohë pandemie.

Prandaj nuk ka para Edi Rama për të paguar pagat e punonjësve që sot janë në shtëpi, prandaj nuk ka para të paguar dhe ndihmuar biznesin, prandaj nuk ka para për famijet e varfra dhe në nevojë për mbijetesë. Paratë i shqiptarëve i kanë për t’i ndarë me miqtë e tyre!/ Opinion.al

Ju sugjerojmë

VIDEO/ Deputetët sherr me grushte në Parlamentin e Turqisë
Bota

VIDEO/ Deputetët sherr me grushte në Parlamentin e Turqisë

22 Dhjetor, 2025 5:05 pm
Kina godet produktet e qumështin evropian, tarifa deri në 42.7% për importet nga BE
Bota

Kina godet produktet e qumështin evropian, tarifa deri në 42.7% për importet nga BE

22 Dhjetor, 2025 4:03 pm
Protesta e PD në orën 18:00, hiqet pema e Krishtlindjeve para Kryeministrisë
Aktualitet

Protesta e PD në orën 18:00, hiqet pema e Krishtlindjeve para Kryeministrisë

22 Dhjetor, 2025 3:23 pm
Sot protestë kombëtare, Berisha: Ftoj të gjitha partitë opozitare të bashkohen
Kryesore

Sot protestë kombëtare, Berisha: Ftoj të gjitha partitë opozitare të bashkohen

22 Dhjetor, 2025 1:28 pm
Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
Kronikë

Hapësirat publike, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe policisë

22 Dhjetor, 2025 1:05 pm
Izraeli miraton ndërtimin e vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor
Bota

Izraeli miraton ndërtimin e vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor

22 Dhjetor, 2025 12:36 pm
Vetëdorëzohen vëllezërit e shpallur në kërkim, plagosën me armë dy persona në Kukës
Kronikë

Vetëdorëzohen vëllezërit e shpallur në kërkim, plagosën me armë dy persona në Kukës

22 Dhjetor, 2025 12:34 pm
PD proteson, rrugët që do të bllokohen në Tiranë
Aktualitet

PD proteson, rrugët që do të bllokohen në Tiranë

22 Dhjetor, 2025 11:58 am
Fermerët grekë vijojnë protestat, bllokime rrugësh dhe kufijsh gjatë gjithë festave
Rajoni

Fermerët grekë vijojnë protestat, bllokime rrugësh dhe kufijsh gjatë gjithë festave

22 Dhjetor, 2025 11:48 am
Mjegulla bllokon Rrugën e Kombit, Policia apel shoferëve: Bëni kujdes
Aktualitet

Mjegulla bllokon Rrugën e Kombit, Policia apel shoferëve: Bëni kujdes

22 Dhjetor, 2025 11:19 am
Para
Kamionët nga Kosova të bllokuar në kufirin serb, Rama thirrje Vuçiçit

Kamionët nga Kosova të bllokuar në kufirin serb, Rama thirrje Vuçiçit

COVID-19/ SHBA dhe Turqia theksojnë nevojën e armëpushimeve në Siri e Libi

COVID-19/ SHBA dhe Turqia theksojnë nevojën e armëpushimeve në Siri e Libi

Thaçi e çoi në Kushtetuese, rrëzohet vendimi i qeverisë së Kosovës

Thaçi e çoi në Kushtetuese, rrëzohet vendimi i qeverisë së Kosovës

TE FUNDIT

VIDEO/ Deputetët sherr me grushte në Parlamentin e Turqisë

VIDEO/ Deputetët sherr me grushte në Parlamentin e Turqisë
22 Dhjetor, 2025

Seanca e fundit e diskutimeve plenare për buxhetin e shtetit në Parlamentin turk u shënua nga tensione të larta dhe...

Lexo më shumë

Kina godet produktet e qumështin evropian, tarifa deri në 42.7% për importet nga BE

Kina godet produktet e qumështin evropian, tarifa deri në 42.7% për importet nga BE
22 Dhjetor, 2025

Kina do të vendosë tarifa të përkohshme prej 21.9% deri në 42.7% për disa produkte qumështi të importuara nga Bashkimi...

Lexo më shumë

Protesta e PD në orën 18:00, hiqet pema e Krishtlindjeve para Kryeministrisë

Protesta e PD në orën 18:00, hiqet pema e Krishtlindjeve para Kryeministrisë
22 Dhjetor, 2025

Pak orë para protestës së opozitës, pema e Krishtlindjeve para kryeministrisë është hequr. Nga pamjet vërehet pema e ngarkuar në...

Lexo më shumë

Sot protestë kombëtare, Berisha: Ftoj të gjitha partitë opozitare të bashkohen

Sot protestë kombëtare, Berisha: Ftoj të gjitha partitë opozitare të bashkohen
22 Dhjetor, 2025

Pak orë nga nisja e protestës para kryeministrisë, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha përveç thirrjes për qyetarët që të bashkohen në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com