Zyra e Presidentit Hashim Thaçi, ka angazhuar një autolarje për pastrim të veturave në pronësi të këtij institucioni. Për larjen e veturave, shefi i shtetit do t’i shpenzojë rreth 8 e 300 euro. Nuk dihet nëse kjo shifër është për një muaj apo për një periudhë më të gjatë kohore.
Puna e parë e Presidentit të ri Hashim Thaçi ka të bëjë me veturat e këtij institucioni. Një javë pasi ka marrë drejtimin e shtetit, Presidenti i ri ka angazhuar një autolarje për t’i pastruar veturat.
Vlera e kontratës kap një shifër mjaftë të lartë -fiks 8 mijë e 260 euro. Pastrimin e veturave të zyrës së Thaçit do ta bëjë autolarja “ Zijadini”.
Ajo është shpallur fituese e tenderit “Shërbime të autolarjes së veturave zyrtare , për nevojat e Zyrës se Presidentit të Republikës së Kosovës”.
Në garë për ta bërë për vete ketë tender kanë qenë tri kompani.
Në njoftimin për dhënie të tenderit nuk janë dhënë shumë detaje se sa do të zgjasë kontrata mes kompanisë fituese dhe zyrës së Peridentit.
“Kohëzgjatja e marrëveshjes kornizë: në muaj. Vlera e përgjithshme e kontratës 8,260.00 euro”, thuhet në njoftim.
Zyra e Presidenti Thaçi dhe autolarja “ Zijadini”, kontratën mes vete do ta nënshkruajnë me datën 18.04.2016./Express