Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Temperaturat rekord në vitin 2023 japin sinjal alarmi

2023/11/16 at 8:43 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Temperaturat rekord në vitin 2023 japin sinjal alarmi

Që nga qershori temperaturat mesatare globale shënojnë rekorde: çdo muaj ka qenë më i nxehti i matur ndonjëherë. 2023 mund të jetë viti më i nxehtë që nga fillimi i matjeve të temperaturës. Por çfarë do të thotë kjo?

Tetori 2023 në mbarë botën ishte muaji më i nxehtë i matur ndonjëherë. Sipas shërbimit të BE-së për ndryshimin e klimës, Copernicus, temperatura mesatare e sipërfaqes globale ishte 1,7 gradë mbi temperaturën mesatare të vlerësuar për tetorin përpara fillimit të industrializimit (periudha e refrencës vitet 1850-1900).

Që nga muaji qershor të këtij viti Copernicus Climate Change Service (C3S) çdo muaj po mat temperatura të reja rekord: pason përkatësisht muaji duke u konsideruar si më i nxehti – korriku, gushti, shtatori e tani edhe tetoti – i të gjitha kohërave. Që edhe nëntori e dhjetori 2023 sërish do të shënojnë temperatura rekord, kjo konsiderohet tashmë si e sigurtë. Jo vetëm në ajër, por edhe temperatura e sipërfaqes së detrave sivjet shpallet si vlerë rekord.

“Ne mund të themi me siguri të madhe, se 2023 është viti më i ngrohtë që nga fillimi i matjeve të temperaturës dhe ndërkohë kemi 1,43 gradë mbi mesataren e periudhës para industrializimit”, thotë Samantha Burgess, zëvendësdrejtore e C3S. Bashkë me të dhënat e këshillit për klimën IPCC, rezulton, se tetori 2023 ishte “tetori më i nxehtë në më shumë se 125.000 vjet”, shkruan Burgess në platformën e internetit Linkedin. IPCC ndryshe nga C3S i referohet edhe vlerave të matjes së shufrave të akullit që nxirren duke shpuar shtresat e akullnajave, rrathët e pemëve dhe kalçifikimeve në korale.

Emisionet e efektit serë në nivele rekord

Drejtori i Copernicus Carlo Buontempo thotë, se është e qartë, që “temperaturat rekord sivjet japin një sinjal alarmi!” Për të minimizuar rrezikun e botës që po ngrohet gjithnjë e më shumë, duhet të pakësohen radikalisht emisionet e efektit serë – “e kjo duhet të ndodhë shumë shpejt. Ne duhet ta shfrytëzojmë më mirë dijen që posedojmë dhe politika si dhe zakonet e mënyra jonë e sjelljes duhet të përshtaten me këtë domosdoshmëri”, thotë Buontempo në bisedë për DW.

Si një ndër shkaqet për vitin e nxehtë 2023 konsiderohen emisionet e larta të efektit serë përmes djegies nga përdorimi i energjisë fosile. Në vitin 2022 ato arritën një nivel të lartë rekord në mbarë botën, sipas World Meteorological Organization (WMO). Vetëm emisionet e dioksidit të karbonit CO2, sipas këtyre të dhënave, kanë qenë rreth 50 përqind më shumë se niveli i paraindustralizimit dhe ato do të rriten edhe më tej në vitin 2023.

Aktualisht sipërmarrjet e mëdha të regjistruara në bursë po i ngadalësojnë masat e tyre për dekarbonizimin, sikurse tregon Net-Zero-Tracker – një analizë e sipërmarrjes së të dhënave MSCI. Ekziston rreziku, që për këtë arësye të ketë më shumë emisione, nga 1,5 grad që është objektivi i lejueshëm, thuhet më tej.

Sipas raportit të fundit vjetor të Programit të OKB-së për Mjedisin (UNEP) 20 vendet më të rëndësishme të nxjerrjes së naftës dhe gazit, ndër to SHBA, Kina, Rusia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe planifikojnë që deri në vitin 2030 të nxjerrin edhe më shumë naftë, gaz e qymyr, që si rrjedhojë mund ta çonte ngrohjen globale në mbi 2 gradë. “El-Niño” vetëm pjesërisht përgjegjës për temperaturat rekord të 2023

2023 është edhe viti i së ashtuquajturës dukuria “El-Niño”. Kjo dukuri e motit që përsëritet ka bërë që të ngrohet temperatura e sipërfaqes së Oqeanit Paqësor në pjesën lindore. Por megjithatë temperaturat e sivjetme rekord nuk shpjegohen dot vetëm me dukurinë “El-Niño”, thotë për DW drejtori i Copernicus Buontempo.

“Nga sinjalet e temperaturës vetëm një pjesë ka të bëjë me rajonin e dukurisë “El-Niño”, pjesa tjetër më e madhe vjen nga rajone të tjera. Ajo që ka ndodhur sivjet në Kanada, SHBA apo Europë nuk ka të bëjë me “El-Niño” por me ndryshimin e klimës të bërë nga dora e njeriut.” Sivjet shumë shtete të Europës por edhe të Amerikës së Veriut u përballën sërish me të nxehtin rekord dhe me zjarre masive në pyje.

Objektivi për të mos lejuar ngrohjen globale me më shumë se 1,5 grad me ritmet aktuale duket se do të jetë i vështirë të realizohet. Por nëse nuk arrihet ky objektiv rrezikon të ketë pasoja në shumë drejtime. Numri i vdekjeve nga të nxehtit në të ardhmen mund të rritej me 370 përqind – edhe sikur rritja e temperaturës mesatare globale të mbetej nën 2 grad. Këtë e venë në dukje studiueset dhe studiuesit në një raport të ri në revistën shkencore “The Lancet”.Më shumë viktima dhe dëme prej motit ekstrem

Në mbarë botën njerëzit sot përballen me të nxehtit ekstrem dy herë më shumë se në periudhën 1986 deri më 2005. Të nxehtit në rritje bën, që të punohet më pak ose të bëhet më pak stërvitje në natyrë. Në Gjermani p.sh. në vitin 2022 nga të nxehtit ka pasur 34 milionë orë pune më pak. Po ashtu nga të nxehtit në mbarë botën shtohet rreziku për zjarre dhe përhapjen e sëmundjeve infektive tropikale.

Por edhe reshjet ekstreme, që po shpeshtohen prej ndryshimit të klimës të shkaktuar nga njeru, krijojnë viktima dhe dëme me vërshime e përmbytje që shkatërrojnë infrastrukturën e bujqësinë./DW

Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
26 persona humbën jetën nga zjarri në një ndërtesë në Kinë, dhjetëra të lënduar

26 persona humbën jetën nga zjarri në një ndërtesë në Kinë, dhjetëra të lënduar

18 pako kokainë nga Shqipëria në Malin e Zi, arrestohet shqiptari që i fshehu në “BMW”

18 pako kokainë nga Shqipëria në Malin e Zi, arrestohet shqiptari që i fshehu në “BMW”

Këshilli i Sigurimit të OKB-së miraton rezolutën, thirrje për pauza dhe korridore humanitare në Gaza

Këshilli i Sigurimit të OKB-së miraton rezolutën, thirrje për pauza dhe korridore humanitare në Gaza

TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com