Temperaturat e larta që kalojnë 40 gradë kanë shkaktuar shkrirjen e 10 kilometra asfalt në autostradën në Denizli të Turqisë.
Ndërsa disa drejtues mjetesh bënin përpjekje për të shmangur ngjitjen e asfaltit në automjetet e tyre, këpucët e shoferëve që zbritën nga makinat e tyre u ngjitën në asfaltin e shkrirë.
Një nga shoferët, Ahmet Aydoğan, tha: “Temperatura e ajrit ndikon negativisht në transport. Kur automjeti im u nxeh shumë, unë ndalova në rrugë. Asfalti u shkri nga vapa. Edhe automjetet e tjera kanë vështirësi të ecin përpara.”
Ekipet e autostradës spërkatën me pluhur guri dhe ujë rrugët.