Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Temperaturat e larta alarmojnë Shqipërinë, ja datat kur duhet të bëni kujdes të madh

2017/06/28 at 4:33 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Temperaturat e larta alarmojnë Shqipërinë, ja datat kur duhet të bëni kujdes të madh

0um6uAMh7efk5dVqubOKM1OZg9r0fVRN+SN316ZeiF01uMNtv12ZoZ9H5uFMlKzaJohBFVE177UnxnCwnJCRrbu94S18lmS3vaQDd2ZU+rsanv8XkFaoc9HBL6VR3hx3Q8R+UDKl5jnvht7jjAb/fWUTPkvfyCeJ3F422ysm3ZttjJxwbrK7v31ZBfXO8My0TrHu99yq5fzSBFCf2azW6AitTt/Mk2gq

Emergjencat Civile bëjnë me dije masat për rrezikun e shtuar nga temperaturat e larta që po vazhdojnë prej një periudhe të gjatë kohore ku nuk përjashtohet edhe rreziku i zjarreve në të gjithë territorin e vendit.

Sipas parashikimeve të Institutive Meteoroligjike, në ditët në vijim niveli i temperaturave do të rritet duke arritur mbi 40 gradë celcius. Kjo situatë shton premisat për të patur zjarre masive, sidomos në zona pyjore dhe kullota, të cilat mund të vijnë jo vetëm si rezultat i pakujdesive njerëzore, por edhe nga vetëndezja e gjetheve të thata apo barërave në territor kodrinor.

“Për shkak të kalimit në pronësi të bashkive të mbi 75% të sipërfaqeve pyjore dhe kullotave, drejtuesit lokalë kanë detyrim ligjor për marrjen e masave për parandalimin e zjarreve, duke u bërë thirrje komunitetit për rritjen e përgjegjësisë qytetare në mbrojtje të sipërfaqeve pyjore.

Në veçanti fermerët e barinjtë duhet të bëjnë kujdes të shtuar, duke mos përdorur zjarrin për pastrimin e parcelave bujqësore apo kullotave. Kjo formë pastrimi ka sjellë rrezik jo vetëm të sipërfaqeve pyjore dhe kullotave, por djegie të masiveve pyjore dhe plantacioneve me pemë frutore pasi zjarri del jashTë kontrollit për shkak të ndryshimit të drejtimit dhe shpejtësisë së erës. Në asnjë mënyrë dhe për asnjë arsye, nuk lejohet pastrimi me zjarr i sipërfaqeve bujqësore.

Sipas sinoptikanëve, rreziku për zjarre gjatë kësaj periudhe vazhdon të jetë i pranishëm në të gjithë vendin duke arritur një maksimum në datat 29 Qershor dhe 1 Korrik. Më të rrezikuara janë qarqet: Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës, Fier dhe Vlorë.

“Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile dhe Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi në Ministrinë e Punëve të Brendshme u bëjnë thirrje të gjithë drejtuesve vendore, Prefektëve dhe Kryetarëve të Bashkive të mbledhin Komisionet e Emergjencave Civile, për të përcaktuar zonat me risk të lartë zjarri në territoret e tyre, si dhe të marrin masat e duhura për parandalimin e situatave emergjente.

Gjithashtu u kërkojmë të përdorim të gjithë mundësitë që kanë në dispozicion nëpërmjet administratorëve, kryetarëve të fshatrave, medias lokale etj. për informimin, lajmërimin dhe njoftimin e komuniteteve për kujdes me elementët që shkaktojnë zjarr, qoftë edhe në mënyrë të pavullnetshme, në parqe apo zona të mbrojtura gjatë eskursioneve.

Një fenomen që shoqëron verën është thatësira që po sjell mungesën e ujit, si për bujqësinë dhe për nevojat e familjarëve.

Të bëhet kujdes nga administratorët e burimeve ujore, me rezervuarët, basenet e ndryshme ujore, liqenet dhe sidomos me ujin e pijshëm. Për çdo rast të ketë kontroll të shtuar nga organet përgjegjëse për konsumin e ujit në përshtatje me nevojat e komunitetit dhe të fermerëve për problemet e bujqësisë.

 Komuniteti, sidomos të moshuarit dhe fëmijët, duhet të bëjë kujdes dhe të shmangin lëvizjet në orët e mesditës. Strukturat e shërbimit të emergjencave civile dhe mbrojtjes nga zjarri janë në gadishmëri të plotë për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe biznesit, për çdo problem që lidhet me situatat emergjente të shkaktuara nga zjarret”, thuhet ne njoftim.

Etiketa: Moti

Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Majlinda Bregu reagon për zgjedhjet brenda PD-së, Kërkoj heqjen dorë nga një qasje qorre dhe shurdhe e drejtimit dhe funksionimit të PD-së

Majlinda Bregu reagon për zgjedhjet brenda PD-së, Kërkoj heqjen dorë nga një qasje qorre dhe shurdhe e drejtimit dhe funksionimit të PD-së

Edi Rama u kërkon falje shokëve të facebook-ut. Ja mesazhi

Edi Rama u kërkon falje shokëve të facebook-ut. Ja mesazhi

E rëndë në Berat, burri i divorcuar vret veten me armë

E rëndë në Berat, burri i divorcuar vret veten me armë

TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com