Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Temperatura rekorde në botë, si ndikon Ballkani Perëndimor në ndryshimet klimatike

2023/07/16 at 8:34 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Temperatura rekorde në botë, si ndikon Ballkani Perëndimor në ndryshimet klimatike

Që në fillim të korrikut, rekordet për temperaturën më të lartë mesatare në botë u thyen tri herë brenda një jave. Rekordi i ri u vendos më 7 korrik, kur bota ishte për 0.31 gradë Celsius më e nxehtë sesa në gusht të vitit 2016, kur ishte vendosur rekordi i mëparshëm.

Ndër shkaqet që kanë çuar në këto temperatura të larta është sasia e madhe e dyoksidit të karbonit në atmosferë. Në këtë sasi kontribuojnë edhe Kosova dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor – më së shumti Serbia.

Sipas agjencisë për klimën në Administratën Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sasia e rritur e dyoksidit të karbonit në atmosferë shkakton “ngritjen e temperaturës globale”.

“Duke shtuar më shumë dyoksid të karbonit në atmosferë, njerëzit janë bërë katalizatorë të efektit serrë”, thuhet në ueb-faqen e kësaj agjencie.

Ndërkaq, Agjencia Kombëtare Aeronautike dhe Hapësinore (NASA) e SHBA-së pohon se efekti serrë është “proces që ndodh kur gazrat në atmosferën e Tokës e mbajnë brenda nxehtësinë e Diellit”, dhe shkaktohet nga “djegia e lëndëve djegëse fosile, si thëngjilli dhe nafta”.

Ndonëse vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë ndotësit më të mëdhenj të ambientit me dyoksid të karbonit, edhe ato kanë ndikuar në përkeqësimin e situatës ndër vite.

Serbia është vendi që emeton ndjeshëm më shumë dyoksid të karbonit nga të gjitha vendet e rajonit brenda një viti, e ndjekur nga Bosnje e Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut.

Sipas të dhënave të Administratës Ndërkombëtare për Tregti (ITA) të SHBA-së, rreth 70 për qind e energjisë në Serbi prodhohet nga thëngjilli. Problem thelbësor, sipas Kornizës së Konventës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (UNFCCC), mbetet sistemi i ngrohjes në Serbi.

UNFCCC-ja parashikon që përditësimi i sistemit të ngrohjes të Serbisë do të “eliminonte rreth 252.270 tonë dyoksid karboni, të emetuar gjatë tridhjetë vjetëve”.

Por, rreth 31 milionë tonët e dyoksidit të karbonit që emetohen nga Serbia nuk janë shumë, në krahasim me ndotësit më të mëdhenj në botë: Kina, SHBA-ja, India dhe Rusia.

Këto shifra paraqesin vetëm emetimin e dyoksidit të karbonit, por jo të të gjithë gazrave serrë, si metani, oksidi nitrik, hidrofluorokarbonet, e të tjera. Pamja, po ashtu, ndryshon ndjeshëm, kur merret parasysh madhësia e popullsive të vendeve të ndryshme.

Edhe pse Serbia mbetet sërish vendi që liron më së shumti dyoksid të karbonit në atmosferë, nga vendet e rajonit, dallimi mes saj dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor është dukshëm më i vogël.

Përderisa në rajon radhitet e treta, Kosova është e 92-ta, nga gjithsej 197 shtete të botës, në listën e vendeve që emetojnë më së shumti dyoksid të karbonit për kokë banori.

Sipas të dhënave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), lëndët djegëse, si thëngjilli, nafta dhe gazi, janë kontribuuesit më të mëdhenj në ndryshimet klimatike, duke qenë “përgjegjëse për mbi 75 për qind të emetimit global të gazrave serrë, dhe pothuajse 90 për qind të emetimit total të dyoksidit të karbonit”.

Në Kosovë, rreth 95 për qind e energjisë elektrike prodhohet nga thëngjilli. Kjo varësi mbetet problematike, pasi që Kosova synon të jetë e dekarbonizuar deri në vitin 2050, ndërsa mëton që deri më 2031 ta rrisë kapacitetin e energjisë së prodhuar nga burimet e ripërtërishme në 35 për qind./ REL

Ju sugjerojmë

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës
Rajoni

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës

14 Maj, 2025 10:09 pm
Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika
Politikë

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika

14 Maj, 2025 9:55 pm
Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin
Aktualitet

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

14 Maj, 2025 9:41 pm
Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!
Politikë

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!

14 Maj, 2025 9:25 pm
Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!
Politikë

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!

14 Maj, 2025 9:17 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!
Kryesore

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!

14 Maj, 2025 9:06 pm
Mbledhja në selinë blu, drejtuesit e qarqeve komentojnë humbjen e PD: Na vodhi Rama!
Kryesore

Mbledhja në selinë blu, drejtuesit e qarqeve komentojnë humbjen e PD: Na vodhi Rama!

14 Maj, 2025 8:49 pm
“Nga ora 06:00-18:00 ndalohen automjetet dhe këmbësorët”,ja zona më e bllokuar nesër
Aktualitet

“Nga ora 06:00-18:00 ndalohen automjetet dhe këmbësorët”,ja zona më e bllokuar nesër

14 Maj, 2025 8:20 pm
Rama rendit objektivat e mandatit të katërt:Aeroporte dhe hekurudha,pension 200 euro
Politikë

Rama rendit objektivat e mandatit të katërt:Aeroporte dhe hekurudha,pension 200 euro

14 Maj, 2025 7:55 pm
Partitë e reja në Kuvend, Rama: I përgëzoj, bënë beteja jo të lehta!
Politikë

Partitë e reja në Kuvend, Rama: I përgëzoj, bënë beteja jo të lehta!

14 Maj, 2025 7:46 pm
Para
Vala e të nxehtit në Evropë, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun

Vala e të nxehtit në Evropë, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun

Kina e Rusia stërvitje të përbashkëta detare dhe ajrore në Detin e Japonisë

Kina e Rusia stërvitje të përbashkëta detare dhe ajrore në Detin e Japonisë

Makina përplas motorin në rrugën dytësore Kavajë-Golem, plagoset një person

Makina përplas motorin në rrugën dytësore Kavajë-Golem, plagoset një person

TE FUNDIT

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës
14 Maj, 2025

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka thënë të mërkurën në Prishtinë se nevojitet ulja e tensioneve në veri të...

Lexo më shumë

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika
14 Maj, 2025

Pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit, ku deputeti demokrat nuk arriti të siguronte votat e mjaftueshme për fituar edhe...

Lexo më shumë

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin
14 Maj, 2025

Në emisionin “Stop” në Tv Klan është ankuar 91-vjeçari Bardhok Gjikola, i cili fillimisht ka pasur një problem me ndërtuesin,...

Lexo më shumë

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!
14 Maj, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mblodhi në seli drejtuesit politikë të qarqeve pas humbjes në zgjedhjet e 11 Majit....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com