Britanikët kanë nisur të shijojnë pranverën dhe plazhin teksa temperaturat kanë pësuar një rritje të ndjeshme. 26 gradë celcius kanë qenë këtë fundjavë teksa meteorologët paralajmërojnë se kjo do jetë vera më e nxehtë në 40 vitet e fundit në Britaninë e Madhe. Ashtu si vera e kaluar që shënoi rekorde rritje në disa shtete europiane, dhe kjo verë pritet të jetë shumë e nxehtë në Europë.