Në prag të ndërrimit të viteve, në qytetin e Kukësit kanë nisur reshje të dendura bore, ndërkohë që temperaturat gjatë ditës së sotme kanë shënuar një rënie ekstreme në krahasim me ditët e kaluara.
Bora ka nisur në orët e mesditës së mërkurë duke bërë që qytetarët e Kukësit ta shijojnë borën e parë për dimrin e këtij viti, informon ora news.
Me nisjen e reshjeve të borës, policia rrugore u bën thirrje drejtuesve të automjeteve të tregohen më të kujdeshëm, duke vënë pajisjet dimërore për të qarkulluar pa probleme nëpër rrugë. Aktualisht, reshje bore ka dhe në Rrugën e Kombit, ku tetë mjete borëpastruese po mbajnë situatën nën kontroll duke hedhur kripë për të mbajtur të hapura të dyja korsitë.bora ka rënë edhe në zonate thella si stanet e Shishtavecit, Kalisit, Grykë Cajës,etj.
Reshjet e borës kanë nisur edhe në Korçë, kur për minuta të tëra, në parqet e qytetit mbizotëron bardhësia. Nuk ka probleme në rrugë, ndërkohë që qytetarë të shumtë kanë dalë nëpër rrugë duke iu gëzuar borës së fundvitit. Policia Rrugore bën tirrje për kujdes në Dardhe, ku nga reshjet e dendura të borës, këshillohet lëvizja e mjeteve vetëm me zinxhirë. Ndërkohë në akset nacionale po hidhet kripë në vazhdimësi.