Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Telenovela “Happy and” Rama-Meta

2016/01/21 at 11:33 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Telenovela “Happy and” Rama-Meta

Kryeministri Rama dhe Kryeparlamentari Meta janë takuar për një darkë në një prej restoranteve të kryeqytetit, në një moment të vështirë të marrëdhënieve mes dy krerëve të mazhorancës. Dhe pikërisht luhatjet e raportit mes tyre, gjatë muajve të fundit, duket se janë kthyer në tema edhe më të rëndësishme se vetë sfidat me të cilat duhet të përballet një mazhorancë qeverisëse. Ata dolën të qeshur nga kjo darkë, siç dëshmojnë fotot.

Telenovela “Dashuri dhe Urrejtje” me protagonistë Edi Ramën dhe Ilir Metën, ndryshoi sheshxhirim në episodin e saj të fundit. Ndryshe nga takimet e muajve të fundit të përqëndruara te Kryesia e Kuvendit dhe Vila Qeveritare nr. 30, çifti që qeveris vendin u puq për darkë në një zonë më periferike të kryeqytetit, në restoratin e botuesit Irfan Hysenbelliu.

Takimi erdhi në një moment kur marrëdhëniet e dy krerëve të mazhorancës janë në minimumin e tyre dhe mimikat e fytyrës ishin të vetmet sinjale për mediat për të interpretuar nëse dyshja u pajtua apo jo.

Deklarata Luan Rames mbi raportin kritik të FMN-së, që nga foltorja e LSI-së tingëlloi si një test për Edi Ramën, si dhe deklarata tjetër më pas e Petrit Vasilit, në stilin tërhiq-e-mos-e-këput, ishin ndoshta prologu i takimit te mbremjes.

Rreziku i një divorci politik mes Ramës dhe Metës ka bërë që shpesh të kalojnë në plan të dytë tema dhe vendimmarrje të rëndësishme për vendin, si ekonomia, taksat dhe punësimi.

Fokusi ndërkohë është spostuar te marrëdhënia personale mes tyre: u takuan po jo? Përse u anulua takimi dhe kush e la të priste tjetrin, u kthyen në tituj mediatikë. Aq sa buzëqeshja apo fytyra e ngrysur në përfundim të takimeve, fakti nëse dolën së bashku apo njëri pas tjetrit, ia dha apo jo dorën, u kthyen të gjitha në etalonin matës të ekuilibrave brenda mazhorancës.

Ndërkohë që dy krerët e shumicës qeverisëse përpiqen ende të kuptojnë nëse mund të bashkëjetojnë nën të njëjtën çati, shtëpia e shqiptarëve vazhdon të pikojë të njëjta tjegulla të thyera si më parë. /abcnews/

2354

Ju sugjerojmë

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private
Sport

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private

6 Qershor, 2025 7:50 pm
Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
Kryesore

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
Rajoni

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

6 Qershor, 2025 6:35 pm
Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kryesore

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
Kryesore

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

6 Qershor, 2025 6:04 pm
I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
Aktualitet

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

6 Qershor, 2025 5:52 pm
Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

6 Qershor, 2025 5:23 pm
Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve
Bota

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

6 Qershor, 2025 5:11 pm
Para
Bashkohen Abba

Bashkohen Abba

Miley Cyrus bëhet e përgjegjshme : Jam gati të bëhem nënë

Miley Cyrus bëhet e përgjegjshme : Jam gati të bëhem nënë

Edi Rama para familjarëve: Nuk e kam kokën ulur për viktimat e 21 Janarit

Edi Rama para familjarëve: Nuk e kam kokën ulur për viktimat e 21 Janarit

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private
6 Qershor, 2025

Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti foli para ndeshjes kundër Serbisë. Një gazetar serb e pyeti mbrojtësin edhe për bashkëshorten serbe, por...

Lexo më shumë

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
6 Qershor, 2025

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo foli në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes me Serbinë. Gjatë fjalës së tij, Silvinjo...

Lexo më shumë

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
6 Qershor, 2025

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Silvinjo, dhe kapiteni Berat Gjimshiti kanë dalë në një konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes...

Lexo më shumë

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
6 Qershor, 2025

Një plagosje e dyfishtë me armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme në Rrogozhinë, ku një 56-vjeçar plagosi dy fqinjët...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com