Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Telegraph: Shqipëria mes 10 vendeve më të mira evropiane për pushime në plazh

2025/06/27 at 4:07 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Telegraph: Shqipëria mes 10 vendeve më të mira evropiane për pushime në plazh

Gazeta e përditshme britanike “Telegraph” e ka renditur bregdetin shqiptar në listën e 10 vendeve më të mira në Evropë për pushime në plazh.

Algarve apo Shqipëria? Majorka apo Mali i Zi?

Shmangni vendet e populluara me turistë dhe drejtohuni drejt këtyre destinacioneve mahnitëse dhe sekrete bregdetare, shkruan Elise Morton në një artikull të botuar në “Telegraph”.

Nga kishat bizantine të Ohrit deri te rrugët e zhurmshme të qytetit të vjetër të Sozopolit – Evropa Lindore është plot me destinacione që ndërthurin bukurinë natyrore me kulturën.

Për më tepër, ajo është gjithashtu shtëpia e vendpushimeve mahnitëse bregdetare – me më pak turma sesa vendet homologe në Mesdhe.

Aksesi në këto plazhe magjepsëse po bëhet gjithnjë e më i lehtë, rreth 1,500 fluturime direkte nisen nga aeroportet e Britanisë së Madhe, çdo javë për në Evropën Lindore, sipas të dhënave të OAG, me linja ajrore me kosto të ulët duke përfshirë “easyJet”, “Ryanair” dhe “Wizz Air”.

Pushimet në plazh janë të përshtatshme për një fundjavë të gjatë ose një aventurë. Nga deti në liqen, nga lumi në ujëvarë, këto vende ofrojnë pushimet më të mira në plazh në Evropën Lindore.

Ishujt e Ksamilit, Shqipëri

Perla e veçantë në detin Jon ndodhet në qytetin bregdetar të Sarandës, në jug të Shqipërisë.

Katër ishujt idilik të Ksamilit janë një parajsë e zbukuruar me rërë të bardhë që kryesisht i kanë shpëtuar vëmendjes së plazhistëve ndërkombëtarë.

Ato janë të arritshme vetëm me një udhëtim 30-minutësh me varkë ose me not – nëse keni nevojë të digjni byrekun e shijshëm të mbushur me djathë.

Shumica e vizitorëve zgjedhin të qëndrojnë në fshatin e afërt të Ksamilit dhe të shfrytëzojnë rastin për të vizituar Butrintin – një vend të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s – një park kombëtar dhe qytet i lashtë me rrënoja që datojnë që nga shekulli VII para Krishtit.

Liqeni i Ohrit

Nuk ka vijë bregdetare? Asnjë problem. Të paktën, kjo është përshtypja që do të merrni nga një udhëtim në qytetin e Ohrit pa dalje në det.

Liqeni i Ohrit me të njëjtin emër, që shtrihet midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, është një nga liqenet më të vjetra dhe më të thella të Evropës, dhe një destinacion joshës për pushime buzë bregut.

Pasi të shijoni notin në ujërat e ëmbëla – ndoshta të shoqëruar nga mjellmat elegante vendase, ecni në shëtitoren dhe rrugët me kalldrëm të qytetit të mbrojtur nga UNESCO, përpara se të vizitoni Kishën e Shën Gjonit, në Kaneo.

Këtu do të shijoni një pamje të liqenit që shpesh është krahasuar me Ishujt Galapagos, të Spanjës – falë biodiversitetit të tij, ndërsa shijoni historinë dhe arkitekturën fetare bizantine.

Dhërmi, Shqipëri

Ndërroni Rivierën Franceze me atë Shqiptare me një pushim në plazhin e Dhërmiut – shpesh i përmendur si më i miri i vendit.

Këtu, guralecët e bardhë rrezatues përshkohen nga ujërat bruz te detit Jon dhe mbështeten nga Malet e Vetëtimës. Ju mund të shijoni ushqime deti të freskëta dhe sallata plot shije.

Ndërsa jeni duke ecur në shëtitoren dhe në kodrën e fshatit të vjetër të Dhërmiut, ju do të mahniteni me peizazhin unik.

Për një plazh më të qetë dhe për të shijuar bukurinë e egër shqiptare, shkoni më në jug drejt Plazhit të Gjipesë.

Liqeni i Shkodrës

Liqeni më i madh i Evropës Jugore dhe një rezervat natyror i mbrojtur, Liqeni i Shkodrës rrethohet nga male dramatike karstike të cilat ngrihen mbi ligatina të gjera, manastire dhe xhami historike, ishuj dhe gjire të fshehura.

Për një pushim sa më relaksues, ju mund të kombinoni aktivitete të njohura si kajaku, degustacioni i verës dhe vëzhgimi i zogjve.

“Telegraph” rendit 10 destinacionet më të mira për pushime në plazh që rivalizojnë vendet e mëdha të Evropës:

1. Ishujt e Ksamilit, Shqipëri
2. Ujëvarat e Kravicës, Bosnjë-Hercegovinë
3. Liqeni i Ohrit, Shqipëri/Maqedonia e Veriut
4. Liqeni Balaton, Hungari
5. Dhërmi, Shqipëri
6. Plazhi Jaz, Mali i Zi
7. Jurmala, Letoni
8. Sozopol, Bullgari
9. Liqeni Shkodrës, Shqipëri/Mali i Zi
10. Krynica Morska, Poloni/ATSH

Ju sugjerojmë

Shabani Avokat i Popullit, PD do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ta rrëzuar
Kryesore

Shabani Avokat i Popullit, PD do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ta rrëzuar

15 Dhjetor, 2025 6:13 pm
Llogara/ U gjet i djegur brenda makinës, viktima dyshohet se vrau veten
Kronikë

Llogara/ U gjet i djegur brenda makinës, viktima dyshohet se vrau veten

15 Dhjetor, 2025 4:36 pm
Gjendet një person i pajetë brenda një makine të djegur në Llogara
Kronikë

Gjendet një person i pajetë brenda një makine të djegur në Llogara

15 Dhjetor, 2025 3:36 pm
Berisha tregon prapaskenat e votimit të Endrit Shabanit: Ambasadori i BE telefonoi…
Kryesore

Berisha tregon prapaskenat e votimit të Endrit Shabanit: Ambasadori i BE telefonoi…

15 Dhjetor, 2025 2:35 pm
Balla: PS drejt krijimit të Komisionit të Etikës, goditje emërimeve partiake
Kryesore

Balla: PS drejt krijimit të Komisionit të Etikës, goditje emërimeve partiake

15 Dhjetor, 2025 12:16 pm
PD u tërhoq nga “Zgjedhorja” dhe “Territorialja”, PS: Vazhdojmë punën
Kryesore

PD u tërhoq nga “Zgjedhorja” dhe “Territorialja”, PS: Vazhdojmë punën

15 Dhjetor, 2025 11:23 am
Elbasan/ Vëllai godet me thikë vëllain
Kronikë

Elbasan/ Vëllai godet me thikë vëllain

15 Dhjetor, 2025 11:19 am
Berisha në SPAK: Dumani kishte mbledhur BKH dhe u lexonte urdhrin e fundit të Ramës
Aktualitet

Berisha në SPAK: Dumani kishte mbledhur BKH dhe u lexonte urdhrin e fundit të Ramës

15 Dhjetor, 2025 10:36 am
PD kërkoi përjashtimin e Ballës me 30 ditë nga Kuvendi, “Etika” rrëzon kërkesën
Kryesore

PD kërkoi përjashtimin e Ballës me 30 ditë nga Kuvendi, “Etika” rrëzon kërkesën

15 Dhjetor, 2025 10:32 am
Mblidhet grupi parlamentar i PS, të pranishëm Rama dhe Balluku
Kryesore

Mblidhet grupi parlamentar i PS, të pranishëm Rama dhe Balluku

15 Dhjetor, 2025 10:26 am
Para
Kush është trajneri spanjoll që do të drejtojë Flamurtarin?

Kush është trajneri spanjoll që do të drejtojë Flamurtarin?

Keqmenaxhimi i fondeve të BE, dorëhiqet ministri i Emigracionit dhe tre zv/ministra

Keqmenaxhimi i fondeve të BE, dorëhiqet ministri i Emigracionit dhe tre zv/ministra

VIDEO/ Giorgia Meloni “pushton” rrjetin sërish me mimikat e saj në samitin e NATO-s

VIDEO/ Giorgia Meloni "pushton" rrjetin sërish me mimikat e saj në samitin e NATO-s

TE FUNDIT

Shabani Avokat i Popullit, PD do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ta rrëzuar

Shabani Avokat i Popullit, PD do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ta rrëzuar
15 Dhjetor, 2025

PD do të çojë në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjen e Endri Shabanit në postin e Avokatit të Popullit. Mësohet se grupi...

Lexo më shumë

Llogara/ U gjet i djegur brenda makinës, viktima dyshohet se vrau veten

Llogara/ U gjet i djegur brenda makinës, viktima dyshohet se vrau veten
15 Dhjetor, 2025

Një ngjarje e rëndë u shënua këtë pasdite në Llogara, ku një person u gjet i djegur brenda makinës së...

Lexo më shumë

Gjendet një person i pajetë brenda një makine të djegur në Llogara

Gjendet një person i pajetë brenda një makine të djegur në Llogara
15 Dhjetor, 2025

Një person është gjetur i pajetë brenda një makinë të djegur në Llogara. Makina është gjetur në një rrugë dytësore...

Lexo më shumë

Berisha tregon prapaskenat e votimit të Endrit Shabanit: Ambasadori i BE telefonoi…

Berisha tregon prapaskenat e votimit të Endrit Shabanit: Ambasadori i BE telefonoi…
15 Dhjetor, 2025

Nga deklarata e përditshme për shtyp, Sali Berisha iu përgjigj deklaratave të Taulant Ballës, i cili më herët sot tha...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com