Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Teksas, përhapja e fruthit thekson rrezikun e hezitimit ndaj vaksinave

2025/03/05 at 6:05 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Teksas, përhapja e fruthit thekson rrezikun e hezitimit ndaj vaksinave

Në shtetin e Teksasit ka ditë që po përhapet sëmundja e fruthit. Fruthi, i cili ishte eliminuar që në vitin 2000 në Shtetet e Bashkuara, po prek sidomos fëmijet e pavaksinuar. Sekretari amerikan për shëndetin publik, Robert F. Kennedy Jr., një kundërshtar i vaksinave, u shpreh së fundmi mbi vlerat e vaksinës kundër fruthit. Megjithatë, ai nuk u sugjeroi njerëzve që ta bënë vaksinën, duke thënë se ai është “një vendim personal”. Këtë qëndrim po e mbajnë edhe udhëheqësit fetar në zonat ku është përhapur fruthi pasi besimitarët në zonat rurale të Teksasit besojnë se vendimarrja për çështjet shëndetësore i takon vetëm familjes.

Fruthi, është përhapur në qytetin Seminola të Teksasit Perëndimor, duke prekur dhjetëra fëmijë. Megjithatë, në Kishën e qytetit, gati 400 besimtarë u mblodhën për meshën e së dielës. Të ulur afër njëri tjetrit, ata mbushën stolat.

Një vajzë e vogël në këtë grup besimtarësh ishte në mesin e atyre që u infektuan me sëmundjen shumë ngjitëse, tha prifti David Klassen.

Sipas tij, ajo është mirë. Ai ka dëgjuar se të paktën dy shkolla të të njejtit grup fetar janë mbyllur përkohësisht për t’u dezinfektuar.

Ai nuk është në dijeni nëse autoritetet e shëndetit publik kanë ofruar këshilla se çfarë duhet bërë, pasi numri i të sëmurëve nga fruthi është rritur në 146. Një fëmijë në moshë shkollore ka vdekur.

“Ne vendosëm të mos shkaktojmë panik. Kjo nuk do të thotë se duam të jemi të pakujdesshëm. Gjatë pandemisë kishim disa udhëzime të qarta nga qeveria. Ndërsa në këtë rast, ne nuk kemi marrë ndonjë drejtim të qartë”, tha zoti Klassen.

Ai gjithashtu nuk u ka kërkuar dhe as sugjeruar besimtarëve që t’i vaksinojnë fëmijët e tyre.

Fruthi është një sëmundje që Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur të zhdukur në vitin 2000. Megjithatë, ajo tani po përhapet në zonat rurale të Teksasit Perëndimor.

Prifti Klassen i përmbahet qasjes për vaksinat që është parim kyç për besimtarët e grupit të tij fetar (Menonite). Kryefamiljarët janë autoriteti më i lartë vendimmarrës dhe nuk jepen rekomandime nga jashtë familjes e as nuk preferohet të merren urdhëra nga qeveria se si të veprohet.

“Në këtë situatë të fruthit, sinqerisht mund t’ju them se nuk kemi ndërmarrë asnjë hap si kishë. Ne ua lamë në dorë nënave”, shtoi ai.

Krahas fruthit, në këtë rajon ka edhe një tjetër shpërthim: ai i keqinformimit për vaksinat, mosbesim ndaj zyrtarëve lokalë të shëndetit publik dhe frikë që autoriteti qeveritar do të dominojë mbi autonominë e familjes. Robert F. Kennedy Jr., zyrtari më i lartë shëndetësor i vendit dhe aktivist kundër vaksinave, fillimisht tha se përhapja e fruthit në Teksas “nuk ishte diçka e pazakontë”.

Më vonë, në një opinion në faqen e internetit të rrjetit amerikan “Fox News”, Sekretari Kennedy u shpreh për vlerën e vaksinës. Ai megjithatë nuk u bëri thirrje familjeve që ta merrnin atë, duke e quajtur këtë “një vendim personal”.

“A u besoj të gjitha vaksinave? Jo. Nuk jam i sigurt nëse ato janë gjithmonë në të mirën time. Unë nuk jam mjek, por e di që edhe Sekretari Kennedy nuk u beson vaksinave dhe ai është një njeri i arsimuar”, thotë prifti Klassen.

Në qarkun Lubbock, rret 128 kilometra në veri dhe aty ku është numri më i madh i të infektuarve me fruth, mbi 92 % e atyre që dërgohen në një kopsht për fëmijë janë të vaksinuar kundër fruthit, sipas Departamentit të Shërbimeve Shëndetësore të Teksasit. Kjo është më e ulët se pragu prej 95% që ekspertët thonë se nevojitet për të parandaluar përhapjen e fruthit. Në Qarkun Gaines, ku gjendet edhe qyteti Seminola, shkalla e vaksinimit kundër fruthit është pak mbi 90%. Vaksinat kërkohen për fëmijët përpara se të hyjnë në kopshtin e fëmijëve në shkollat publike në mbarë vendin. Shumë familje të grupit fetar Menonite nuk i dërgojnë fëmijët në shkollat publike.

Të gjithë fëmijët e dërguar me fruth në Spitalin e Fëmijëve ‘Covenant’ në qytetin Lubbock ishin të pavaksinuar, thanë zyrtarët javën e kaluar.

Qytetet e vogla të Teksasit Perëndimor mund të duken plotësisht të izoluara në hartë. Megjithatë, rajoni është i lidhur nga njerëzit e tij, të cilët udhëtojnë shpesh në distanca të gjata drejt dyqaneve ushqimore, spitaleve dhe objekteve të besimit fetar.

Macey Lane, 31 vjeç, nga qyteti Hobbs thotë se gjithë jetën ka qenë republikane me bindje të qartë konservatore. Ajo thotë se ka votuar për Presidentin Donald Trump, por është kundër heqjes së detyrimit për vaksinim.

Të gjithë fëmijët e zonjës Lane janë të vaksinuar.

“Vaksinat janë krijuar për të shpëtuar jetë. Pavarësisht nëse nuk janë perfekte, ndoshta të mirat që vijnë nga vaksinat janë më të mëdha se sa të këqijat. Por jo të gjithë do të pajtohen me këtë”, thotë ajo.

Në të gjithë rajonin, njerëzit shprehën kryesisht mbështetje për vaksinimin e fëmijëve. Megjithatë, ata janë më pak mbështetës ndaj vaksinave kundër COVID-19 dhe gripit.

“Ne normalisht nuk i bëjmë vaksinat e gripit. E luftojmë disi vetë atë. Por, për skenarë të mëdhenj si ky, jam shumë e lumtur që i bëmë vaksinat”, thotë zonja Lane.

Skepticizmi mbi vaksinat në Teksas gjithashtu është nxitur edhe nga ligjvënësit e shtetit, të cilët këtë vit paraqitën më shumë se 10 projektligje për të shfuqizuar detyrimin për t’u vaksinuar./voa

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Shëtitorja e Vlorës, e frekuentuar çdo periudhë të vitit nga vendas dhe të huaj

Shëtitorja e Vlorës, e frekuentuar çdo periudhë të vitit nga vendas dhe të huaj

Prokuroria reagon për hetimet ndaj 102 kontejnerëve të sekuestruar në Durrës

Prokuroria reagon për hetimet ndaj 102 kontejnerëve të sekuestruar në Durrës

Elisa Spiropali takim me Kryetarin e Kuvendit të Polonisë: Shqipëria në BE në 2030, objektiv strategjik

Elisa Spiropali takim me Kryetarin e Kuvendit të Polonisë: Shqipëria në BE në 2030, objektiv strategjik

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com