Teknologu i uzinës së Ballshit është vrarë. Lajmi është bërë i ditur nga burime policore. Sipas tyre, teknologu Shefo Duraj, trupi i të cilit u gjet në një pyll, është vrarë dhe djegur.
Burime nga Policia e Fierit thanë për SYRI.net se nga hetimet e bëra në trupin e pajetë të Durajt, 57 vjeç se janë gjetur plagë thike dhe hekuri, si dhe djegie nëpër trup të shkallës së parë.
Pas këtyre detajeve të reja, kjo ngjarje është duke u hetuar si “Vrasje me dashje”.
Shefo Duraj u zhduk pa lënë gjurmë pasi doli nga turni i tretë në uzinën e Ballshit ku punonte prej 20 vitesh. Trupi i tij u gjet mbrëmjen e së martës në pyllin e fshatit Kalenjë në gjendje të dekompozuar, por paraprakisht ekspertët thanë se viktima nuk ka vdekur për shkaqe natyrale.