Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Teatri Kombëtar, Rama: Disa të rinj u janë bashkuar partive të tallashit

2020/05/19 at 8:03 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Reforma Zgjedhore, Rama: Këto janë dy pikat e panegociueshme

Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri në lidhje me çështjen e Teatrit Kombëtar. Teksa shpërndan disa foto nga inspektimi i punimeve në Teatrin e ri të Operas dhe Baletit, Rama shkruan se 20 vite kanë shkuar dëm dhe se punimet dushet të kishin filluar kohë më parë.

Në lidhje me Teatrin Kombëtar, kryeministri shprehet se artistët shqiptarë u shuan pa punuar një ditën në një skenë normale.

Ndër të tjera Rama shkruan se; “Skenat e reja kombëtare, kjo e Operas e Baletit dhe ajo e Teatrit Kombëtar, përveç të tjerash do t’i ndihmojnë edhe disa të rinj që gabimisht u janë “bashkuar” ca politikanëve e partive si tallashi e teneqeja e ngrehinës së shembur, të kuptojnë nesër pse sot ia fusin krejt kot, kur revoltohen për monumentin imagjinar që mbajti peng artet skenike, komunitetin teatror dhe debatin për Teatrin e Ri Kombëtar, tash 21 vjet.”

Ditën e djeshme “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit” e mbështetur nga opozita protestuan kundër projektit të ri të Teatrit Kombëtar, ndërsa akuzuan dhe kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe krybashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Postimi i Ramës

MIRËMËNGJES! Dje, duke vizituar kantierin e Teatrit të ri të Operas dhe Baletit, ku po përfundon një transformim fantastik brenda asaj hapesire deri dje të degraduar që turpëronte Shqipërinë e shtetin e saj, m’u kujtua që 21 vjet më parë, tamam në të njëjtin vend mbi skenë, nisi beteja publike për reformimin e sistemit teatror shqiptar dhe rindërtimin me themel të skenës kombëtare e të vetë Teatrit Kombëtar… Sa shumë energji të harxhuara e vite të humbura kot për komunitetit tonë teatror, që qysh atëherë kaloi edhe 20 vjet të tjera në kushtet e një mizerjeje pa të dytë në Europë dhe sa keq për publikun artdashës, që nuk pati dot kurrë mundësinë të shijonte artet skenike në kushte dinjitoze as në TKOB e as në Teatrin Kombëtar! Sa keq që tërë ato yje të skenës sonë kombëtare u shuan, pa punuar dot një ditë në një skenë normale dhe një gjeneratë e tërë u moshua, pa shijuar dot kurrë një shfaqje në kushte normale! Skenat e reja kombëtare, kjo e Operas e Baletit dhe ajo e Teatrit Kombëtar, përveç të tjerash do t’i ndihmojnë edhe disa të rinj që gabimisht u janë “bashkuar” ca politikanëve e partive si tallashi e teneqeja e ngrehinës së shembur, të kuptojnë nesër pse sot ia fusin krejt kot, kur revoltohen për monumentin imagjinar që mbajti peng artet skenike, komunitetin teatror dhe debatin për Teatrin e Ri Kombëtar, tash 21 vjet./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Publikohet videoja e vrasjes së biznesmenit në Elbasan
Kronikë

Publikohet videoja e vrasjes së biznesmenit në Elbasan

3 Dhjetor, 2025 9:12 pm
Nga kulla e fildishtë te ndalimi nga policia, zbehja dramatike e Mogherinit
Bota

Nga kulla e fildishtë te ndalimi nga policia, zbehja dramatike e Mogherinit

3 Dhjetor, 2025 7:59 pm
Salianji nga Durrësi: Ndryshimi nis nga kjo sallë, PD duhet të përgatitet
Kryesore

Salianji nga Durrësi: Ndryshimi nis nga kjo sallë, PD duhet të përgatitet

3 Dhjetor, 2025 7:11 pm
Alimehmeti takim me demokratët në Durrës: Brenda PD nuk ka mendime të gabuara
Kryesore

Alimehmeti takim me demokratët në Durrës: Brenda PD nuk ka mendime të gabuara

3 Dhjetor, 2025 7:09 pm
Peshëngritje/ Briken Calja kampion absolut i Ballkanit, rekord të ri në shkëputje
Sport

Peshëngritje/ Briken Calja kampion absolut i Ballkanit, rekord të ri në shkëputje

3 Dhjetor, 2025 6:56 pm
Takimi në Durrës me demokratët, Salianji: Qëllimi është ringritja dhe zgjimi i PD
Kryesore

Takimi në Durrës me demokratët, Salianji: Qëllimi është ringritja dhe zgjimi i PD

3 Dhjetor, 2025 6:44 pm
Gjermania vë në funksion mburojën kundër raketave balistike
Bota

Gjermania vë në funksion mburojën kundër raketave balistike

3 Dhjetor, 2025 6:38 pm
Salianji e Alimehmeti zhvillojnë takim me strukturat e PD në Durrës
Kryesore

Salianji e Alimehmeti zhvillojnë takim me strukturat e PD në Durrës

3 Dhjetor, 2025 6:34 pm
FIFA gjobit Federatën për ndeshjen ndaj Anglisë, reagon FSHF
Sport

FIFA gjobit Federatën për ndeshjen ndaj Anglisë, reagon FSHF

3 Dhjetor, 2025 5:59 pm
Negociata me Putinin? Zelensky: E pamundur të bësh kompromis me një gënjeshtar
Bota

Konflikti Rusi-Ukrainë/ Cilat janë pikat problematike territoriale?

3 Dhjetor, 2025 4:56 pm
Para
Bashkia Tiranë mbledh miliona euro nga taksat e tarifat, si i shpenzon

Bashkia Tiranë mbledh miliona euro nga taksat e tarifat, si i shpenzon

Koronavirusi, Trump akuza OBSH: Është kukulla e Kinës

Koronavirusi, Trump akuza OBSH: Është kukulla e Kinës

COVID-19/Laboratori në Wuhan mohon akuzat, Trump: Do reagojmë nëse gënjyet

COVID-19/ Trump-OBSH: 30 ditë kohë që të bëni përmirësime, në të kundërt…

TE FUNDIT

Publikohet videoja e vrasjes së biznesmenit në Elbasan

Publikohet videoja e vrasjes së biznesmenit në Elbasan
3 Dhjetor, 2025

Opinion.al ka siguruar videon e vrasjes së biznesmenit Edmond Mëhalla në Elbasan. Në këtë video, shihet autori i cili shkon...

Lexo më shumë

Nga kulla e fildishtë te ndalimi nga policia, zbehja dramatike e Mogherinit

Nga kulla e fildishtë te ndalimi nga policia, zbehja dramatike e Mogherinit
3 Dhjetor, 2025

Ajo i la luftimet trup më trup në vijën e parë të politikës së BE-së, për kullat e sigurta prej fildishi...

Lexo më shumë

Salianji nga Durrësi: Ndryshimi nis nga kjo sallë, PD duhet të përgatitet

Salianji nga Durrësi: Ndryshimi nis nga kjo sallë, PD duhet të përgatitet
3 Dhjetor, 2025

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, nga Durrësi ka bërë thirrje që çdo demokrat t’i bashkohet lëvizjes për ndryshim. Komentet...

Lexo më shumë

Alimehmeti takim me demokratët në Durrës: Brenda PD nuk ka mendime të gabuara

Alimehmeti takim me demokratët në Durrës: Brenda PD nuk ka mendime të gabuara
3 Dhjetor, 2025

Ervin Salianji dhe Ilir Alimehmeti zhvilluan këtë të mërkurë një takim me strukturat e Partisë Demokratike në Durrës, ku të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com