Është botuar në Fletoren Zyrtare vendimi i cili lejon ngritjen e komisionit për vlerësimin dhe negocimin e kontratës për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.
Pas ngritjes së komisionit, do të përcaktohen kriteret e ofertave për realizimin e projektit të zhvillimit të zonës së Teatrit Kombëtar.
“Për ngritjen dhe funksionimin e komisionit për vlerësimin dhe negocimin e kontratës, me objekt realizimin e projektit të zhvillimit të zonës së Teatrit Kombëtar, përcaktimin e kritereve kualifikuese dhe vlerësuese për përzgjedhjen e palës private për realizimin e projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar, si dhe hartimin e kontratës për realizimin e projektit të zhvillimit të zonës së Teatrit Kombëtar, përfshirë projektimin, ndërtimin dhe dorëzimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar”, thuhet në vendimin e publikuar në Fletoren Zyrtare.
Kujtojmë që, prej muaj një grup artistësh kanë protestuar kundër shembjes se teatrit aktual, duke e cilësuar projektin e ri një aferë korruptive./ Opinion.al E.Xh.