Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

TEA, aplikacioni i eventeve të turizmit, mijëra shkarkime që në ditët e para

2023/07/07 at 2:00 PM
në -Teknologji, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
TEA, aplikacioni i eventeve të turizmit, mijëra shkarkime që në ditët e para

Pas një fushate ngacmuese që njoftonte mbërritjen e saj, pa e zbuluar se çfarë do të ishte, TEA erdhi dhe i mahniti të gjithë. Aplikacioni i parë (dhe i vetëm për momentin) krijuar për kalendarin e parë të eventeve të turizmit në Shqipëri, ka tërhequr që në ditët e para interesin dhe kuriozitetin e turistëve. Tregues i qartë për këtë janë edhe mijëra shkarkimet e para në shumë pak kohë. Këtë lajm të mirë e ndau dje në programin e Rudina Magjistarit vetë drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Zana Çela.

Ecuria e aplikacionit premton një skenar tejet optimist dhe këtë e tregojnë të dhënat e para. Aplikacioni TEA, i cili gjendet si në Play Store edhe në App Store, ka deri më tani 2,632 shkarkime në android dhe 3,267 shkarkime në iOS, pra një total prej 5,899 shkarkimesh. Nga këto 3,578 shkarkime nga Shqipëria, 450 nga Italia, 324 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 314 nga Gjermania dhe 276 nga Mbretëria e Bashkuar. “Nëse iu referohemi shembujve të krijimit dhe funksionimit të aplikacioneve të ngjashme, shifra të tilla mund të arrihen mesatarisht vetëm brenda 40 ditëve, ndërkohë që TEA i ka arritur në vetëm dy javë”, u shpreh Çela.

Përveç shifrave, interesante është edhe harta e shkarkimeve. Kështu, app-i është shkarkuar edhe nga vende si Greqia, Zvicra, Austria, Izraeli, Danimarka e Hollanda. Këto të dhëna tregojnë se si turistët vendas, ashtu edhe ata të huaj, kanë shfaqur një interes të madh për eventet kulturore që do të mbahen gjatë ditëve kur ata do të jenë me pushime në Shqipëri.

Në kalendar përfshihen 1,110 aktivitete dhe evente të ndryshme, të ndara në 28 kategori, nga të cilat 10 janë kryesore dhe 18 nënkategori. Aty gjejmë që nga festat tradicionale të fshatrave të bregdetit deri në eventet kombëtare e ndër kombëtare në qytete. Janë evente të agroturizmit, kulinarisë, teatër, kinema, deri te eventet e multiartit apo sporte të ndryshme, përfshirë ato ekstremet. Një mori eventesh që mbahen përgjatë gjithë vitit dhe jo vetëm në stinën e verës.

Krahas natyrës, maleve, detit e kulinarisë, falë TEA-s, turistët do të shijojnë edhe eventet kulturore e artistike, duke marrë kështu më të mirën nga pushimet e tyre. Çdo event brenda aplikacionit do të ketë faqen e tij të dedikuar me informacion të detajuar dhe përdoruesit do të njoftohen për eventet e tyre të preferuara kur data e tyre të afrojë.

TEA ka edhe disa butona të tjerë të dobishëm për të përmirësuar përvojën e përdoruesëve të saj. Vetëm me një trokitje, butoni “Vendndodhja” do t’i drejtojë ata në vendin e ngjarjes. Butoni “Kalendari” e ruan ngjarjen në kalendarin personal të përdoruesit, duke u siguruar që ai të mos humbasë asnjë event për shkak të harresës në kohë. Dhe për kë dëshiron t’i ndajë emocionet që falin eventet e turizmit, butoni “Share” u lejon përdoruesëve të përhapin me lehtësi fjalën te miqtë dhe familjet e tyre.

Kjo verë do të jetë e gjatë, por edhe më emocionuese, falë TEA-s.

Link:  https://qrco.de/tea-albania

Ju sugjerojmë

“Linjë kredie 250 mln €”/ Rama në Cërrik: Na duhet një kthesë për projektet në fshat
Aktualitet

“Linjë kredie 250 mln €”/ Rama në Cërrik: Na duhet një kthesë për projektet në fshat

2 Korrik, 2025 1:54 pm
Francezët për të bërë dhëmbët në Shqipëri, reportazhi i “France 2”
Aktualitet

Francezët për të bërë dhëmbët në Shqipëri, reportazhi i “France 2”

2 Korrik, 2025 1:50 pm
Rama: Procesi i ndërtimi të dy rrjeteve ujitëse në Mat drejt finalizimit
Aktualitet

Rama: Procesi i ndërtimi të dy rrjeteve ujitëse në Mat drejt finalizimit

2 Korrik, 2025 1:45 pm
Apeli i GJKKO rrëzon ish-gjyqtaren/ Mbetet në qeli Pajtime Fetahu
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon ish-gjyqtaren/ Mbetet në qeli Pajtime Fetahu

2 Korrik, 2025 1:42 pm
Deklarata e Hamasit: Pranojmë marrëveshje për armëpushim, po të ndalet lufta në Gaza
Bota

Deklarata e Hamasit: Pranojmë marrëveshje për armëpushim, po të ndalet lufta në Gaza

2 Korrik, 2025 1:32 pm
Blendi Himçi për zjarrin në Elbasan: Prej korrupsionit, po helmohen qytetarët!
Aktualitet

Blendi Himçi për zjarrin në Elbasan: Prej korrupsionit, po helmohen qytetarët!

2 Korrik, 2025 1:25 pm
Vazhdon mosbindja civile në Serbi, dhjetëra persona të lënduar
Rajoni

Vazhdon mosbindja civile në Serbi, dhjetëra persona të lënduar

2 Korrik, 2025 1:11 pm
Berisha në Asamblenë e OSBE: Shqipëria po shpopullohet, shkak narkodiktatura
Aktualitet

Berisha në Asamblenë e OSBE: Shqipëria po shpopullohet, shkak narkodiktatura

2 Korrik, 2025 12:55 pm
“Arrest me burg” për 36-vjeçarin në Fier/Ekspertiza:E mitura është abuzuar disa herë
Aktualitet

“Arrest me burg” për 36-vjeçarin në Fier/Ekspertiza:E mitura është abuzuar disa herë

2 Korrik, 2025 12:45 pm
Qeveria e re, Kurti fton LDK në negociata
Rajoni

Pas takimit të thirrur nga Osmani/ Kurti: Do bëjmë çmos për konstituimin e Kuvendit

2 Korrik, 2025 12:44 pm
Para
Dhuna për guroren, Balliu: Rama ia ka dorëzuar Krujën bandave të Rrajës dhe Bushit

Dhuna për guroren, Balliu: Rama ia ka dorëzuar Krujën bandave të Rrajës dhe Bushit

Zelensky: Duam hapa konkretë për anëtarësimin në NATO

Zelensky: Duam hapa konkretë për anëtarësimin në NATO

Atentati në Krujë/Flet Valter Bami:Viktimën e kam kushëri,gjurmë baruti në duar kam se…

Atentati në Krujë/Flet Valter Bami:Viktimën e kam kushëri,gjurmë baruti në duar kam se...

TE FUNDIT

“Linjë kredie 250 mln €”/ Rama në Cërrik: Na duhet një kthesë për projektet në fshat

“Linjë kredie 250 mln €”/ Rama në Cërrik: Na duhet një kthesë për projektet në fshat
2 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama zhvillon një bashkëbisedim me fermerë e sipërmarrës në Cërrik. Sipas Ramës ndihet nevoja për t’u afruar gjithnjë...

Lexo më shumë

Francezët për të bërë dhëmbët në Shqipëri, reportazhi i “France 2”

Francezët për të bërë dhëmbët në Shqipëri, reportazhi i “France 2”
2 Korrik, 2025

Televizioni francez “France 2”, i ka kushtuar një edicion special turizimit mjekësor në Shqipëri, ku një numër i madh qytetarësh...

Lexo më shumë

Rama: Procesi i ndërtimi të dy rrjeteve ujitëse në Mat drejt finalizimit

Rama: Procesi i ndërtimi të dy rrjeteve ujitëse në Mat drejt finalizimit
2 Korrik, 2025

Punimet për vënien në funksion të dy prej veprave më të rëndësishme të marrjes së ujit në lumin Mat –...

Lexo më shumë

Apeli i GJKKO rrëzon ish-gjyqtaren/ Mbetet në qeli Pajtime Fetahu

Apeli i GJKKO rrëzon ish-gjyqtaren/ Mbetet në qeli Pajtime Fetahu
2 Korrik, 2025

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar lë në qeli ish-gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetahu. Në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com