Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të vizitosh vendin më të tmerrshëm të botës!

2018/08/21 at 7:25 PM
në Bota, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Të vizitosh vendin më të tmerrshëm të botës!

Mbërritje “në vendin më të tmerrshëm të botës” – kështu e përshkruan ministri i Jashtem gjerman, Heiko Maas ish-kampin gjerman të shfarrosjes “Auzhvic-Birkenau”.


Tek porta hyrëse me fjalinë cinike “Arbeit macht frei” (puna të jep liri) – Maas u prit miqësisht nga një 92 vjeçar i mbijetuar i Auzhvicit. Marian Turski është në Poloni si një instancë morale, një dëshmitar, i cili përshkruan nga kujtimet e veta atë që është e paimagjinueshme. Ai e shoqëron me kënaqësi ministrin e Jashtëm gjerman gjatë kësaj vizite – thotë ai – sepse ai e vlerëson atë për një motivacion personal. “Unë jam bërë politikan për shkak të Auzhvicit”, ka thënë dikur Maas për rugën e ndjekur prej tij si politikan.

Të dy ecin ngadalë përmes terrenit me pluhur, përgjatë telave me gjemba, murit të vdekjes – anë a mbanë atje, ku përpara 70 vjetësh ndodhi “një deformim i pashembullt i civilizimit” – kështu e ka përshkruar një herë këtë vend kancelarja Angela Merkel. Mbi një milionë vetë u vranë sistematikisht në Auzhvic, kryesisht hebrej europianë u bënë viktima të makinerisë së shfarrosjes të organizaur në mënyrë industriale. Marian Turski ka pasur fat, thotë. Duke qendruar tek binari i hyrjes në Birkenau ai i tregon politikanit socialdemokrat gjerman për çastet kyç të tij dhe skenat, që e ndjekin atë edhe sot: kur nazistët çdo ditë i seleksionin njerëzit në “ende i vlefshëm për të jetuar” dhe “jo më i vlefshëm për të jetuar”. Më pas i mbijetuari do t’i japë të drejtë ministrit të Jashtëm: “Kush vjen në Auzhvic ka më shumë pyetje, se sa përgjigje.”

Kështu e ndjen Maas veçanërisht pasi viziton disa blloqe të kampit bazë të Auzhvicit. Atje ku asokohe strehoheshin të burgosurit, sot mund të shihet në detaje industria e vdekjes: male me këpucë, që u janë hequr njerëzve para vdekjes, sende personale, furça dhëmbësh, krehëra, proteza dhe flokë me tonelata, që u priteshin atyre. “Kjo është e vështirë të përshkruhet me fjalë”, thotë Maas më pas. “Ky është vendi më i tmerrshëm i botës.”

Ministri i Jashtëm duket i tronditur, teksa largohet me delegacionin e tij nga ndërtesa e vogël me një furrë – e vetmja dhomë gazi që është ruajtur. Ai merr frymë thellë, bisedon shkurt dhe ulet në tavolinën me një libër përkujtimor para ndërtesës së veçantë. “Ferri në Tokë – kjo ishte krijesa gjermane me emrin Auzhvic”, shkruan ai në të. Dhe më pas: “Ne na duhet ky vend, sepse përgjegjësia jonë nuk do të marrë fund kurrë.”

Udhëtimet e politkanëve gjermanë në ish-kampin e shfarrosjes Auzhvic-Birkenau nuk janë të shpeshta e ato nuk janë asnjëherë rutinë. Pas kancelarit Helmut Schmidt atë e ka vizituar edhe Helmut Kohl si kancelar. Ndërkohë presidentët gjermanë çdo dhjetë vjet marrin pjesë në ceremoninë përkujtimore me rastin e çlirimit të Auzhvicit. Në jubileun e 50 vjetorit në këtë vend ishte presidenti Roman Herzog, 60 më vonë Horst Köhler, me rastin e 70 vjetorit Joachim Gauck. Maas si ministër i Jashtëm është një përjashtim, sepse ai nuk ka ndonjë shkas konkret, por vjen nisur nga një nevojë private.

“Këto mendime mbeten gjithmonë brenda meje”

Për këtë arsye ai bisedon pas vizitës në Auzhvic-Birkenau me të rinj në një qendër ndërkombëtare kontakti aty pranë. Atë e pret një grup të rinjsh nga Gjermania që ndjekin shkollimin profesional. Ata marrin pjesë në një projekt për rininë në Auzhvic dhe mes tyre janë edhe disa të rinj gjermanë, që përgatiten në fushën e diplomacisë.

Një vajzë tregon për punën e saj në muzeun Auzhvic, ku ajo pastron këpucët e viktimave në ekspozitë si dhe sendet personale të tyre. “Secili prej këtyre objekteve fsheh një dramë. Kjo është shumë prekëse”, thotë ajo. Lukasz nga Polonia punon në pjesën e telave me gjemba, që rrethojnë territorin e ish-kampit të shfarrosjes, që duhet të ripërtërihen çdo dhjetë vjet. Ai e përfytyron se si mund të jenë ndjerë njerëzit asokohe kur kanë dashur të arratisen dhe kanë dështuar prej telave nën tension të lartë. “Kjo më trondit”, thotë Lukasz. “Unë desha të kuptoj, se si Hitleri mundi të arrijë në pushtet”, tregon një i ri gjerman, Adrian, duke bërë të qartë, se këto mendime tani “mbeten gjtihmonë brenda meje”.

Mos vallë një herë duhet t’i jepet fund këtij konfrontimi me të shkuarën – edhe kjo pyetje shtrohet gjatë diskutimti të të rinjve me ministrin e Jashtëm Maas, i cili më shumë preferon të dëgjojë të rinjtë, se sa të flasë. “Për aq kohë sa ka njerëz, që e kanë quajtur këtë periudhë si një fragment të historisë, ne duhet të flasim për këtë dhe të kujdesemi që kujtimi të mbetet i gjallë”, mendon Niklas nga Gjermania.

Në fund diskutimi nga historia përqendrohet tek realiteti sot në Europë. Çfarë pret Maas sot nga të rinjtë, shtron pyetjen dikush: “Ata duhet të mos i nënvleftësojnë mundësitë!” Duhet ngritur zëri më shumë kundër racizmit në jetën e përditshme, rinisë, e cila është e lidhur në rrjet përmes mediave sociale, i bëhet thirrje në këtë drejtim. E pakonceptueshme, që racistët e populistët janë më aktivë, se sa shumica, që është për demokracinë, tha Maas. Që demokracia nuk është e vetëkuptueshme, këtë mund “ta shohësh jo vetëm në Gjermani, por edhe në Europë, në shoqëri, në media e në parlament”, thotë diploamti.

Në sfondin e rritjes së racizmit dhe antisemitizmit së fundi në Gjermani u shtrua kërkesa për vizita të detyrueshme të nxënësve nga Gjermania në ish-kampet e përqendrimit. Kur ministri i Jashtëm gjerman në konferencën e përbashkët të shtypit me homologun e tij polak Jacek Czaputowicz u pyet, për këtë, ai tha se hedh poshtë këtë ide. “Unë jam shumë dakord që Auzhvici mundësisht të vizitohet nga sa më shumë njerëz. Por vendimi për një gjë të tillë duhet të merret në mënyrë autonome nga individi, thotë ministri. Nëse kjo do të funksionojë edhe pas 10 – 20 vjetësh? “kush i mbyll sytë ndaj asaj që ka ndodhur, rrezikon që e shkuara të përsëritet! E ardhmja ka nevojë për kujtimin!”, shkruan Heiko Maas spontanisht në librin e mbresave të vizitorëve. Kjo tingëllon paksa sikur ai nuk parandjen vetëm mirë./DW

Etiketa: aushvic


Ju sugjerojmë

Mbytet një person në plazhin e Tales
Aktualitet

Ishte duke notuar, turisti italian mbytet në plazhin e Zvërnecit

27 Qershor, 2025 2:51 pm
Masat për kreditë për shtëpi, Xhepa: Ul rrezikun për tregun
Aktualitet

Monedha kombëtare qëndron në pozita të forta ndaj valutave

27 Qershor, 2025 2:35 pm
Aksidenti i trefishë në Fushë-Milot, policia: Të plagosurit janë nisur drejt Traumës
Aktualitet

I shpërthen bombola e gazit në banesë, dëmtohet 64 vjeçarja. Niset drejt Traumës

27 Qershor, 2025 2:05 pm
Transportonte drejt Tiranës 8 emigrantë nga vendet e treta/ Në kërkim 26 vjeçari
Aktualitet

Transportonte drejt Tiranës 8 emigrantë nga vendet e treta/ Në kërkim 26 vjeçari

27 Qershor, 2025 1:47 pm
Derdhet naftë në Vjosë/Ndotet lumi i fundit i egër i Evropës, ngordhin gjallesat
Aktualitet

Derdhet naftë në Vjosë/Ndotet lumi i fundit i egër i Evropës, ngordhin gjallesat

27 Qershor, 2025 1:36 pm
“Votat për princeshën e burgjeve,Sara Mila”/Berisha:Komisionerët votuan gjithë ditën
Aktualitet

“Vota vdiq pa hyrë në kuti”/Berisha:Arkend Balla e Sara Mila, deputetë të karteleve!

27 Qershor, 2025 1:25 pm
Fundjavë e nxehtë me temperatura mbi 37 °C
Aktualitet

Fundjavë e nxehtë me temperatura mbi 37 °C

27 Qershor, 2025 1:19 pm
Berisha: Përveç trenit bullgar, u përdor mbushja dhe zëvendësimi i kutive të votimit
Aktualitet

Berisha: Përveç trenit bullgar, u përdor mbushja dhe zëvendësimi i kutive të votimit

27 Qershor, 2025 1:13 pm
Mbledhja e Konstituencës së FMN-së dhe BB-së, Malaj: Në 2024, PBB pati rritje…
Aktualitet

Mbledhja e Konstituencës së FMN-së dhe BB-së, Malaj: Në 2024, PBB pati rritje…

27 Qershor, 2025 12:59 pm
FSHF fond 3 milionë euro për futbollin shqiptar
Kryesore

FSHF fond 3 milionë euro për futbollin shqiptar

27 Qershor, 2025 12:52 pm
Para
Dokumenti famëkeq i 1949/ Kush firmosi për ekzekutim e 14 burrave në Mirditë

Dokumenti famëkeq i 1949/ Kush firmosi për ekzekutim e 14 burrave në Mirditë

Foto + Video/ Këto janë ambientet që u dogjën nga zjarri te Kullat Binjake

Lajm i fundit/ Perfshihet nga flaket një tjeter çerdhe femijesh në Tiranë

Rrëfimi i transgjinorit: Si i tregova familjes që doja të bëhesha vajzë

Rrëfimi i transgjinorit: Si i tregova familjes që doja të bëhesha vajzë
















TE FUNDIT

Ishte duke notuar, turisti italian mbytet në plazhin e Zvërnecit

Mbytet një person në plazhin e Tales
27 Qershor, 2025

Një turist italian ka humbur jetën ditën e sotme në Vlorë, teksa po notonte në plazhin e Zvërnecit. Uniformat blu...

Lexo më shumë

Monedha kombëtare qëndron në pozita të forta ndaj valutave

Masat për kreditë për shtëpi, Xhepa: Ul rrezikun për tregun
27 Qershor, 2025

Monedha kombëtare, leku, ka vijuar të jetë triumfuese kundrejt valutave edhe përgjatë këtij viti, e veçanërisht kundrejt monedhës euro. Për...

Lexo më shumë

Sekuestrohen 170 çadra e shezlongë në Durrës, procedohen 6 persona

Sekuestrohen 170 çadra e shezlongë në Durrës, procedohen 6 persona
27 Qershor, 2025

Policia ka liruar hapësira të reja në plazhin e Vilë Bashtovës dhe në plazhin e quajtur “Rëra e Bardhë”, që...

Lexo më shumë

Kurti: Serbia mund të nxisë incidente afër Prishtinës

Kurti: Serbia mund të nxisë incidente afër Prishtinës
27 Qershor, 2025

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten se Serbia mund të përdorë “elemente destruktive” për të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com