Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të studiosh është luks, shteti i merr 8 milion euro studentëve

2017/04/10 at 6:12 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Të studiosh është luks, shteti i merr 8 milion euro studentëve

Nga Jorida Tabaku

“Kur të ardhurat nga cdo lloj takse e tarife janë nërënie, kur të ardhurat nga tatime mbi të ardhurat personale vetëm dy muajt e fundit ra me 6%, shteti i merr 8 milionë euro studentëve që studiojnë në universitet publike.”

Reforma në Arsimin e Lartë ka qenë një përpjekje sa totalitare aq dhe klienteliste për të minuar jo vetëm demokracinë e brendshme universitare por mbi të gjitha një përpjekje për të zhbërë mundësinë e arsimimit tek të gjithë qytetarët. Që në fund të ditës, një grup i vogël individësh të kenë të drejtë për t’u kthyer në noter të diplomës, në kundërshtim me çdo ligj natyror dhe moral!
Ligji i Arsimit të lartë, miratuar nga votat e mazhorancës së 1 Prilli 2013, qe shpata e Demokleut që tanimë godet pa mëshirë sa institucionet publike universitare po ashtu edhe të rinjtë vendit. E ndërtuar për interesat personalë të një klientele universitare që sot është vendosur në shërbim të ethshëm të një pushteti që duket se do të marrë atributet e zotit, ky ligj ka shkatërruar sistematikisht ëndrrat e të rinjve dhe xhepat e tyre. Tanimë të studiosh është luks.

Përpara disa muajsh, në kuvend paraqita një tabelë ku pasqyroheshin vlera dhe shifra në rritje të tarifave studentore dhe me këmbëngulje kërkova përgjigjen e ministres e cila nuk erdhi kurrë. Megjithëse tabela dëshmonte qartë se tarifat për studentët ishin rritur në të gjithë universitetet publike të vendit, ndërkohë që kryeministri dhe gjithë mazhoranca vazhdonte të mbronte (kush me fjalime e dikush tjetër me heshtjen bashkëfajtore) këtë krim që i kryhej xhepave të varfër të shqiptarëve. Për të ardhur sot në një vlerë tarifore që është rritur në kurriz të studentëve.

Që studentët që janë rregjistuar apo studiojnë në universitetet publike kanë paguar një tarifë më të lartë se sa vite më parë, kjo vërtetohet nga shifrat që janë në të ardhurat financiare në ministrinë e financave. Sipas tyre, të ardhurat nga ky zë janë rritur me 246% duke tejkaluar me 5.8 milionë euro të ardhurat nga viti 2015. Duke arritur në vlerën rekord të 8 milionë Euro. Dikush mund të argumentojë që kjo ka ardhur si pasojë e rritjes së studentëve që janë rregjistruar në univeristetet Publike gjatë viti 2016, fakt ky që nuk është i vërtetë kur të gjithë jemi në dijeni të problemeve me regjistrimin në këto universitete gjatë vitit të shkuar. Në universitetet publike janë regjistruar më pak studentë në raport me vitet e tjera, duke qenë se formula e ligjit për arsimin e lartë favorizonte haptazi universitetet private dhe mbi të gjitha urdhëri i lëshuar nga Ministria e Arsimit pak ditë para regjistrimin, shoqëruar me rrëmujën sollën si pasojë kalimin e studetëve nga universitetet publike tek ato private.

Rritja e tarifave për universietet publike ka qenë një nga argumenetet kryesore që kemi ngritur si problem të ligjit të Arsimit të Lartë, përgjgje për këtë pikë nuk kemi marrë asjëherë nga mazhoranca dhe qeveria. Në dhjetorin e vitit të kaluar, pasi e ngrita këtë çështje në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave përballë ministres Nikolla nuk munda të marr asnjë përgjigje përpos retorikës politike. Gjysma e mazhorancës vazhdon të gënjejë apo heshtë sa i takon katrahurës me Arsmin e Lartë, pjesa tjetër pretendon se ka qenë kundër këtij ligji por asnjëherë nuk ka ndërmarrë një hap për ta rrëzuar atë.

Abraham Lincoln shprehej se “qeveria mund t’ua hedh disa qytetarëve përherë sikundër dhe mund t’i gënjejë të gjithë njerëzit për një farë kohe. Por askush nuk mund t’i gënjejë të gjithë njerëzit përherë.” Sado që kjo mazhorancë ka gënjyer përgjatë mandatit të saj një grup qytetarësh, ndonëse ka gënjyer akoma më shumë shqiptarë në premtimet elektorale të vitit 2013, gënjeshtra e saj është aq e dukshme sa që tanimë askush përpos shërbëtorëve të saj nuk i beson më! Studentët sot fatkeqësisht janë duke u larguar. 300 000 shqiptarë kanë ikur nga vendi e mbi 60% e tyre janë të rinj. Çdo qeveri normale do ta pyeste veten pse. Çdo qeveri normale do të shikonte çfarë nuk shkon me arsimin, me punësimin apo me sigurinë e jetës së të rinjve e të rejave. Vetëm kjo qeveri mendon si e si të kapë çdo pushtet, qoftë dhe me kosto të largimit të përhershëm të të rinjve e të rejave.

Etiketa: jorida tabaku

Ju sugjerojmë

Trump do të takojë Putin në Arabinë Saudite, pritet t’i jepet zgjidhje luftës në Ukrainë
Bota

Putin për planin me 28 pika nga SHBA: Bazë për zgjidhje përfundimtare, sjell paqen

21 Nëntor, 2025 10:08 pm
Pezullimi i Ballukut nga detyra, çfarë kërkon qeveria nga Gjykata Kushtetuese?
Aktualitet

Pezullimi i Ballukut nga detyra, çfarë kërkon qeveria nga Gjykata Kushtetuese?

21 Nëntor, 2025 9:10 pm
Reshjet e shiut rëndojnë situatën në Maliq, fshati Sheqeras rrezikon të përmbytet
Aktualitet

Reshjet e shiut rëndojnë situatën në Maliq, fshati Sheqeras rrezikon të përmbytet

21 Nëntor, 2025 9:00 pm
Aksident në rrugën e Kombit, raportohet për një viktimë dhe të plagosur
Kronikë

Aksident në rrugën e Kombit, raportohet për një viktimë dhe të plagosur

21 Nëntor, 2025 8:58 pm
Moti/ Evakuohen disa qytetarë në Berat, në Devoll vijojnë kërkimet për 75-vjeçaren
Aktualitet

Moti/ Evakuohen disa qytetarë në Berat, në Devoll vijojnë kërkimet për 75-vjeçaren

21 Nëntor, 2025 8:52 pm
Banka Kombëtare Tregtare feston 100-vjetorin e rrënjëve të saj me një mbrëmje gala
Aktualitet

Banka Kombëtare Tregtare feston 100-vjetorin e rrënjëve të saj me një mbrëmje gala

21 Nëntor, 2025 8:43 pm
Liderët evropianë po punojnë për një kundërpropozim ndaj planit të Trump
Bota

Liderët evropianë po punojnë për një kundërpropozim ndaj planit të Trump

21 Nëntor, 2025 7:13 pm
Moti i keq në Gjirokastër, Vengu kërkon mbledhjen e Emergjencave Civile
Aktualitet

Moti i keq në Gjirokastër, Vengu kërkon mbledhjen e Emergjencave Civile

21 Nëntor, 2025 6:28 pm
Emigrantët, qeveria britanike merr masa të reja shtrënguese
Bota

Emigrantët, qeveria britanike merr masa të reja shtrënguese

21 Nëntor, 2025 5:24 pm
Berisha dhe deputetët e PD në Brazil: Do paraqesim gjendjen dramatike në Shqipëri
Kryesore

Berisha dhe deputetët e PD në Brazil: Do paraqesim gjendjen dramatike në Shqipëri

21 Nëntor, 2025 4:08 pm
Para
Komente negative për përfaqësuesen e Shqipërisë në Eurovision: Pornostare me trup burri

Komente negative për përfaqësuesen e Shqipërisë në Eurovision: Pornostare me trup burri

Ekspertët japin alarmin: Këto 5 llojet e njerëzve ju shkatërrojnë jetën!

Ekspertët japin alarmin: Këto 5 llojet e njerëzve ju shkatërrojnë jetën!

Emri/ Babai shqiptar i 3 fëmijëve përdhunon 15 vjeçaren britanike

Emri/ Babai shqiptar i 3 fëmijëve përdhunon 15 vjeçaren britanike

TE FUNDIT

Putin për planin me 28 pika nga SHBA: Bazë për zgjidhje përfundimtare, sjell paqen

Trump do të takojë Putin në Arabinë Saudite, pritet t’i jepet zgjidhje luftës në Ukrainë
21 Nëntor, 2025

Presidenti rus Vladimir Putin konfirmoi se vendi i tij kishte marrë planin amerikan me 28 pika për paqen në Ukrainë,...

Lexo më shumë

Pezullimi i Ballukut nga detyra, çfarë kërkon qeveria nga Gjykata Kushtetuese?

Pezullimi i Ballukut nga detyra, çfarë kërkon qeveria nga Gjykata Kushtetuese?
21 Nëntor, 2025

Këshilli i Ministrave ka dërguar kërkesën në Gjykatë Kushtetuese për çështjen Balluku. Katër janë kërkesat e qeverisë në dokumentin e...

Lexo më shumë

Reshjet e shiut rëndojnë situatën në Maliq, fshati Sheqeras rrezikon të përmbytet

Reshjet e shiut rëndojnë situatën në Maliq, fshati Sheqeras rrezikon të përmbytet
21 Nëntor, 2025

Situatë e rënduar nga reshjet e dendura të shiut në fshatin Sheqeras. Mësohet se fshati ka rrezik për tu përmbytur...

Lexo më shumë

Aksident në rrugën e Kombit, raportohet për një viktimë dhe të plagosur

Aksident në rrugën e Kombit, raportohet për një viktimë dhe të plagosur
21 Nëntor, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur në segmentin Milot–Rreshen përgjatë rrugës së Kombit. Një kamion është përplasur me një autoveturë,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com